Departamenti i Shtetit kritikon Kosovën
Uashington - Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Kosovën në raportin për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2008.Në kapitullin për Kosovën si problemet më të mprehta përmenden trajtimi i pakicave, sulmet dhe kërcënimet ndaj figurave politike, korrupsionin, mungesën e transparencës, trafikun njerëzor etj.
Ndër aktet e dhunës kundër zyrtarëve, raporti vë në dukje se më 8 janar të vitit të kaluar, prokurorët shpallën fajtorë 4 banorë serbë që kishin sulmuar pjesëtarë të ekipit të shefit të UNMIK-ut Joachim Ruecker dhe komandantit të KFOR-it.
Ndikimi qeveritar dhe korrupsioni mbetet problem në radhët e forcave të sigurisë, thekson raporti, duke sjellë si shembull një incident në muajin shtator kur policia arrestoi pjesëtarë të Shërbimit Doganor për përfshirje në një rrjet të kontrabandës së ilaçeve. Raporti vë në dukje problemet në gjyqësor, si dhe rënien e dhunës ndaj pakicave kombëtare.