Kujtohet Trajkovski, vazhdojnë ende hetimet
Shkup - Në Maqedoni dje u shënua pesë vjetori i vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe stafit shoqërues në fatkeqësinë ajrore në Bosnjë Hercegovinë. Një delegacion shtetetëror dje pasdite vendosi lule mbi varrin e kryetarit Trajkovski në Alenë e Kolosëve, në varrezat e qytetit - Butel në Shkup. Kryetari i Kuvendit, Trajko Sllavevski me rastin e përvjetorit mbajti fjalim para deputetëve. Ky shënim do të shoqërohet edhe me forum rinor ndërkombëtar të liderëve në Shkup.
Presidenti Boris Trajkovski, një personalitet i njohur në politikën maqedonase ishte ndër të parët e politikanëve që dallonte nga elita politike maqedonase. Shumica e analistëve dhe politikanëve shqiptarë atë e vlerësuan si një personalitet më pak i ngarkuar nga baza etnike. Ai ishte i pari që vizitoi një xhami në festën e Bajramit dhe duke përdorur gjuhën shqipe në disa fjalime, një sjellje dhe imazh i ri i një politikani maqedonas që theu shumë tabu në skenën politike.
Hetimi për tragjedinë ishte i mbushur me kundërthënie, ndërsa autoritetet boshnjake dhe maqedonase si arsye për rrëzimin e aeroplanit theksuan disa lëshime të ekuipazhit. Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi rishikim të analizave të ekspertëve të aviacionit për fatkeqësinë, me supozim se do të vjen deri te ndodnjë informatë në bazë të të cilave Prokuroria do të hapë hetime të reja.
Kuvendi vitin e kaluar formoi Komision anketues për vërtetimin e rrethanave të fatkeqësisë. Paraprakishtë në vitin 2008, Prokuroria refuzoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të hapet sërish hetimi për fatkeqësinë, me arsyetimin se s'ka dëshmi të reja për përsëritjen e procedurës hetimore.
Aeroplani me të cilin kryetari udhëtonte në Konferencën ndërkombëtare për investim në Bosnjë e Hercegovinë u rrëzua në atarin e Matiq Bërdos në fshatin Huskoviqi në afërsi të Mostarit.