E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Maqedonia problem me të drejtat e njeriut

Ushington - Ashtu si vendet e tjera të rajonit, edhe Maqedonia është vënë në qendër të kritikave të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në raportin e DASH, theksohet se Maqedonia ka shënuar probleme në respektimin e të drejtave të njeriut. .“Janë hasur probleme, në procedura ligjore dhe policore, duke përfshirë këtu edhe arrestimet e kriminelëve. Miratimet e reformave gjyqësore vazhduan të vonohen, ndërsa presioni politik dhe frikësimet e kufizuan efekt-shmërinë gjyqësore. Ligji ndalon gjëra të këtilla, e megjithatë ekzistonin raporte të besueshme mbi policinë, e cila kishte ushtruar forcë të tepërt, përgjatë kapjes së të dyshuarve si dhe abuzimin e tyre ndaj të burgosurve. Brenda vitit, Standardet Profesionale të Unifikuara, kryen hetime mbi katër raste ku ishte përdorur dhunë e tepruar, nga oficerët policorë”, thuhet në raport.

Korrupsioni si dukuri mbetet akoma është prezentë në shumicën e institucioneve të Republikës së Maqedonisë.

Të drejtat e minoriteteve kanë qenë sërish një problem për Maqedoninë ku theksohen ankesat e komunitetit turk, rom etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›