SHBA akuzon Turqinë lidhur me lirinë e medias
Ankara - Shtetet e Bashkuara akuzuan Turqinë se ka kufizuar lirinë e shprehjes, në raportin e tyre të përvitshëm për të drejtat e njeriut, dhe thanë se gazetarët kanë frikë nga ndëshkimet nëse kritikojnë qeverinë e kryeministrit Tayyip Erdogan. Raporti i botuar në Uashington, vjen në mes të një mosmarrëveshjeje të përshkallëzuar mes kompanisë më të madhe mediatike turke "Dogan Yayin" dhe qeverisë. Javën e kaluar, "Doğan Yayin" u dënua me afërsisht 500 milionë dollarë gjobë për taksa të papaguara, pas një hetimi nga autoritetet e taksave, që shoqata lider e shtypit turk tha se kishte për qëllim t'u mbyllte gojën raportimeve kritike, citon Reuters.