Deportim popullsie Nga Ben Blushi
Ne kemi rene dakord qe numri i mandateve me formule te ndahet sipas levizjes se popullsise ne Shqiperi. Dhe keto kater vjet levizja e popullsise ka ndryshuar. Shqiptaret kane bere ate qe bejne te gjitha qytetaret e lire te botes. Kane levizur per jete me te mire, nga veriu ne jug, nga kodrat neper fusha, nga malet ne bregdet, nga fshatrat ne qytete, nga zona me te varfra ne zona me te pasura, nga zona me te ftohta, drejt diellit. Kjo eshte me kushtetute garancia qe kane dhe detyrimi per ne qe t’i sigurojme te levizin si te duan. Shqiptaret nuk kane shkolla te mire, ikin nga shkollat e tyre, nuk kane uje, ikin, nuk kane rruge te shtruara, levizin, nuk kane pune, nuk kane ushqim, nuk kane siguri, nuk kane ngrohje, sigurisht qe ikin. A kemi ne mundesi te mos e quajme kete levizje. Kjo eshte ajo qe po beni sot ju. Keni vendosur qe mos merrni parasysh zhvendosjen e popullsise ne keto kater vjet dhe aq me shume ne 20 vjet. Nuk themi detyrimisht qe ta ktheni ne KQZ kete ndarje. Ne qofte se mendoni se KQZ-ja e ka konsumuar kohen e vet dhe afatin e vet, ndajeni ne kuvendin e Shqiperise, sic po beni. Por nuk mund ta ndani vetem. Ky eshte nje vendim i njeanshem qe nuk ju con ju asgjekundi. Nuk ju con asgjekundi, sepse ne rast se vendosni sot qe ta ndani Shqiperine si te doni, te pakten ky do quhej deportim. Eshte deportim popullsie. Po vendosni ju ku duhet te jetoje nje kuksian, ku te jetoje nje shkodran, ku te jetoje nje beratas, ku te jetoje nje korcar. Nderkohe qe ai mund te kete ardhur ne Tirane, apo ne Durres ju e coni atje dhe po e ndani Shqiperine jo ne banore, sic kemi rene dakord, por vetem ne votues. Dhe une ju pyes: Kush jeni ju zoterinj? Me c’te drejte caktoni ju njerez se ku do te jetojne? Me cilin kod dhe me cilen etike njerezore juve i thoni nje kuksiani jeto ne Kukes, apo i thoni nje durrsaku sot: Ik nga Durresi sa te zgjidhem une deputet, pastaj flasim. Eshte e trishtueshme ta them sot, por e di cfare vendimi po merrni ju sot? Ju u thoni njerezve, mos lindni perpara zgjedhjeve, ose mos vdisni deri sa te votoni per ne.
Njerezit kane ardhur ne qytetet e medha, kane ardhur ne qarqet e medha, kane ardhur aty ku ka me shume pune, ku ka me shume perqendrim, ku ka shkolla me te mira, ku ka me shume shprese. Kane ardhur jo per detyrimin tone ne Tirane dhe ne Durres. Kjo na jep detyrimin ne, per shkak te formules demokratike qe kemi rene dakord, t’u japim ketyre dy qarqeve, secilit nga nje mandat me teper. Nuk jemi prape ne qe vendosim nese Durresi dhe Tirana do te kene nje mandat me shume dhe Korca dhe Berati do te kene nje mandat me pak. Jane ata qe kane vendosur te ikin nga ato qarqe dhe te vijne ne Tirane dhe ne Durres. Dhe keto te dhena, e dini besoj, nuk jane te dhenat tone, jane te dhena qe dha Ministria e Brendshme, qe ja dha KQZ-se dhe per kete arsye KQZ-ja, duke respektuar Kodin fillimisht, e ndau Shqiperine ne menyren si e ndau. Ju thoni sot qe e bllokoi KQZ-ja. E zeme se eshte e vertete, e zeme se KQZ-ja per shkakun tone e bllokoi ndarjen e zonave. Po kemi ne te drejte sot, ta ndajme ndryshe Shqiperine? Jo. Kete po ju themi pra. Na konsideroni si pale, sepse jemi pale dhe hajde ta vendosim ne parlament. Persa kohe po merrni nje vendim qe e quani juridikisht te drejte, atehere pse ky vendim shkel levizjen e popullsise. Pra shkel numrat dhe shifrat qe na keni ofruar vete nga Ministria e Brendshme.
Dhe ne fund fare po u them qe nuk eshte KQZ ajo qe kandidon. Jane partite politike dhe per sa kohe qe jane partite politike dhe ne jemi dy palet e medha ne kete kuvend, na takon ne te vendosim rregullat e lojes. Po ju bej nje pyetje prape. Ne qofte se te gjithe shqiptaret, teorikisht, do te kishin vendosur qe te iknin, te largoheshin nga te gjithe qarqet, nga fshatrat dhe nga qytetet e tyre, dhe te jetonin ne Shkoder dhe pastaj ne Lezhe, apo ne Shkoder dhe ne Fier po te doni. A do te kishte zona zgjedhore ne Gjirokaster, po te mos kishte njerez? A do te kishte zona zgjedhore ne Berat, apo ne Diber? Jo sepse, aty s’do kishte me njerez, themi ne. Po, sepse aty ka pasur njerez, thoni ju. Ky eshte ndryshimi pra. Dhe ajo qe po beni sot ju eshte njesoj si nje kampionat futbolli, ku ai qe ka fituar kampionatin pararendes, vendos per rregullat e kampionatit te ri. Ai vendos te luaje vete me 11 lojtare dhe ekipet kundershtare te luajne me 10. Kete po vendosni sot ju. Ose qe porta juaj te jete me e vogel dhe porta jone me e madhe. Po kjo nuk mund te ndodhi. Nuk ka as kampionat, nuk ka as loje ne keto kushte. Prandaj po ju them zoterinj qe ta fillojme lojen ne kushte te barabarta. Ta fillojme lojen ne menyre te barabarte sepse Shqiperia nuk ka me arsye qe ta perballoje kete kosto. Kete konsum politik, i cili na ka vonuar per 22 vjet nuk kemi pse ta perballojme me. Kemi per te paguar nje cmim te perbashket, askush me shume e askush me pak. Ta ndajme Shqiperine sic i takon. Sepse po ju them prape, nuk eshte nje vendim qe e marrim ne, nuk eshte nje vendim qe e merrni ju, e kane marre shqiptare diten qe kane vendosur te levizin. Ne vetem e formalizojme.