E Diel, 1 Nëntor 2026

Depozitat, bankat bejne gati ofertat joshese per euron

Per te gjithe ata qe kane plan te kursejne ne kete kohe krize, te presin pak se interesi me fitimprures do te jete per kursimet ne euro. Bankat jane duke pergatitur ofertat joshese per veren 2010. Ne permbajtjen e tyre do te ofrohen interesa te larta per kursimet ne euro dhe fleksibilitet ne sherbim, per te joshur keshtu emigrantet qe te depozitojne kursimet ne bankat shqiptare, ne kohen qe pushojne ne vendin tone. Ne fakt oferta verore te bankave jane bere tashme tradite, duke konkurruar shume here ashper, duke ofruar interesa te larta per monedhen evropiane, te cilesuar shpesh jot e logjikshme edhe nga banka qendrore. Bankat i kane bere gati ofertat joshese per muajin korrik, por prezantimi i tyre do te nise qysh ne muajin qershor.
Euro
Interesat per depozitat me afat ne euro gjate muajve te pare te vitit kane ndjekur levizje rritese. Rritja eshte aplikuar thuajse per te gjitha afatet, por ndikimi me i larte eshte verejtur tek interesat 12 dhe 3-mujore. Konkurrenca e larte midis bankave te cilat i konsiderojne interesat e depozitave ne monedhe evropiane si kosto fondesh, ka bere qe dhe bankat e tjera te behen me agresive ne perpjekjet per te terhequr fonde, duke iu larguar keshtu normave te interesit te tregut nderkombetar. interesi mesatar i per depozitat e reja me afat ne euro ne muajt janar-shkurt ka shenuar 2.46 per qind, 0.12 pike perqindjeje me lart se mesatarja ne gjashte muajt e fundit te vitit 2009. Interesat per depozitat 12-mujore kane shenuar 4.0 per qind ne shkurt 2010, duke u rritur me 0.22 pike perqindje ne krahasim me muajin janar dhe 0.25 pike perqindjeje ne krahasim me muajin dhjetor 2009.
Kembimi
Renia e euros ne tregjet nderkombetare, ne fakt nuk eshte reflektuar ne tregun vendas. Per rrjedhoje kursimet e shqiptareve ne banka nuk jane zhvleresuar, per shkakun e renies se euros ne bursat nderkombetare. Nje euros ne tregun vendas kushton me shume 137 leke, nivel ky i njejte me periudhen e para renies se euros ne tregun nderkombetar. Ne tremujorin e pare te vitit 2010, leku ka vijuar te paraqese tendenca nencmuese por me ritme me te moderuara. Ne terma nominale efektive, leku eshte nencmuar mesatarisht me 6.4 per qind ne krahasim me te njejtin tremujor te vitit te kaluar dhe me 2.4 per qind ne krahasim me tremujorin paraardhes. Ngadalesimi i ritmeve renese te lekut ne raport me shporten e monedhave kryesore ka ardhur si pasoje e zbehjes se efektit sezonal, i cili karakterizon tremujorin pare te cdo viti. Ndikimi me i vogel i faktorit sezonal ka ardhur si rezultat i faktoreve makroekonomike dhe atyre teknike.
Tregu nderkombetar, normat e interesit ne ulje
Tregjet financiare gjate ketij viti, jane karakterizuar nga nje ecuri renese dhe
luhatshmeri e permbajtur e normave te interesit. Keto te fundit kane vijuar te ulen ne nje kohe qe aktiviteti tregtues ka rifituar nivelet e periudhes se para krizes. Nga njera ane, normat e interesit kane reflektuar sinjalet pozitive te te ardhurave nga tregjet e ekonomive te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim, te cilat kane siguruar agjentet e tregut per ecurine pozitive te rritjes ekonomike dhe permiresimin e perspektives se saj. Nga ana tjeter, keto norma vijojne te mbartin edhe efektet e likuiditetit te bollshem te injektuar nga politikat ndihmuese te ndermarra nga qeverite per perballimin e krizes. Situata pozitive verehet edhe tek ecuria e tregjeve aksionere, ku gjate kesaj periudhe ka vazhduar rritja e cmimeve te aksioneve per shumicen e kategorive. Gjate muajve te pare te vitit, normat e interesit Euribor dhe Libor ne tregun e parase kane vijuar te ulen, duke arritur vlera dhe me te uleta se ne periudhat paraardhese. Ne terma mesatare, normat e interesit euriborit me afat 1, 3 dhe 6-mujor u zvogeluan mesatarisht me 6 pike baze krahasuar me fundin e vitit te kaluar. Ne muajin mars ato shenonin respektivisht 0.41, 0.64 dhe 0.95 per qind. Norma Libor me afat 3-mujor ka shenuar nje rritje te lehte prej 2 pikesh baze, vetem ne muajin e fundit te ketij tremujori duke rezultuar 0.27 per qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›