Megatenderi i karburantit
Vlera
Tri ditë më parë është zhvilluar megatenderi i karburanteve për të gjithë sektorin publik. Kjo procedurë e prokurimit publik kap vlerën prej rreth 10 milionë dollarësh dhe është tenderi më i rëndësishëm në vend. Për këtë arsye, interesimi nga ana e shoqërive të tregtimit të karburanteve ishte i konsiderueshëm. Referuar portalit shqiptar karburant.com, “ky është viti i dytë radhazi që aplikohet procedura e prokurimit të përqendruar”. Ndërkaq, Ministria e Brendshme është duke vlerësuar ofertat e kompanive, shpallja fituese e të cilave pritet të ndodhë shumë shpejt.
#