E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste apelon ndaj Qeverisë: Lejoni transparencën mbi financat e shtetit Deputetja e PS, Mimi Kodheli

Partia Socialiste ripërsëriti sot shqetësimin për mungesën e transparencës që e karakterizon këtë qeveri edhe në kutinë e mbyllur të ekonomisë së vendit. Deklarata është bërë nga deputetja e PS, Mimi Kodheli, e cila në reagim të inaugurimeve që Kryeministri ka kryer në Berat, tha se nuk është hera e parë që kryeministri pret shirita për investime nga të cilat mbeten vetëm shiritat. “Ky teatër absurd me investime të vjetra që inaugurohen për të disatën herë, me marrjen e meritave për investime të pushtetit lokal, nuk mund t’u hedhe hi syve qytetarëve të këtij vendi për situatën e dëshpëruar të financave të vendit”, tha Kodheli. Sipas saj, buxheti i shtetit shqiptar rezulton me një deficit në katër muajt e parë të këtij viti, deficit të cilin nuk mund ta mbushë dot asnjë shitje jo-transparente hotelesh brenda institucioneve të shtetit. “Partia Socialiste i bën thirrje edhe njëherë kryeministrit e qeveritarëve të tjerë të lejojnë transparencën mbi financat e shtetit”, apeloi zyrtarja socialiste. Kodheli theksoi se transparenca e financave të shtetit është një detyrim ligjor që ka çdo qeveri kundrejt qytetarëve të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›