Depozitat ne bankat jane rritur me 27 miliarde leke
05/10/2010Te dhenat per muajin gusht
Gjate muajit gusht sistemi bankar ka pesuar zhvillime pozitive sa i perket depozitat qe qytetaret kane hapur ne bankat e nivelit te dyte. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise per muajin gusht eshte vene re nje rritje prej 27 miliarde leke ne banka. Keshtu totali i depozitave te sistemit bankar arriti vleren e 743 miliarde lekeve sipas te dhenave te BSH-se me nje rritje me 3.7 per qind te totalit te depozitave pikerisht ne muajin gusht. Nderkaq shifrat e muajit korrik dhe ato te muajit gusht se bashku kane sjelle nje depozite bankare prej 35 miliarde lekesh me shume se muajt e pare te vitit. Ndersa per kreditimin e qytetareve apo bizneseve ende nuk ka zhvillime pozitive ne treg. Sipas Bankes se Shqiperise portofoli i kredise vazhdon te rritet me ritme te ngadalta edhe pse bankat kane aktualisht me shume fonde te lira dhe me shume hapesira per te kredituar ekonomine. Madje as ulja e normes baze te interesit te lekut nuk solli pritshmerite e duhura ne tregun e interesave bankare per kredite. Sipas BSH-se ne muajin gusht teprica e kredise u rrit me 700 milione leke edhe me pak se ne muajt paraardhes. Ne tete muajt e pare te vitit kredia eshte rritur me vetem 4.3 per qind. Raporti mes kredive dhe depozitave ra ne 61.8 per qind nga afro 65 per qind qe ishte nje vit me pare. Keto shifra tregojne nje ritem te ulet te rritjes se kredise pergjate 10 viteve te fundit.