Meta Shqiperia shume shpejt ne rrjetin nderkombetar te gazit
Ervin KOCI
Shqiperia ndodhet midis rrugekalimeve te rendesishme gjeostrategjike dhe nuk ka se si te qendroje jashte sistemit nderkombetar te rrjetit te gazit dhe te naftes. Ky eshte dhe thelbi i strategjise se re te propozuar dje nga kreu i Ministrise se Ekonomise Ilir Meta i cili ka vene si objektiv te punes se tij pikerisht kete prioritet. Sipas Metes vendi yne ndodhet shume prane rrugekalimeve te tubacioneve strategjike qe lidhin rajonin e Ballkanit me Europen ne tregun e naftes dhe gazit. Tregu shqiptar i gazit do te integrohet ne tregun rajonal duke pushuar se qeni nje treg i izoluar -ka deklaruar Ministri i Ekonomise Ilir Meta. Gjate prezantimit te strategjive te ketij institucioni per muajt ne vazhdim Meta theksoi gjithashtu se tregu i hidrokarbureve do ti nenshtrohet kontrolleve intensive si dhe do te kete angazhim per nxitjen e investimeve. Ministri Meta u shpreh gjithashtu se kjo ministri do te kete ne vemendje rritjen e sigurise per furnizimin me energji elektrike te konsumatoreve shqiptare.
Strategjia
Nje rishikim i strategjise ekzistuese te energjetikes dhe shtimi i prioriteteve mbi koncesionet dhe investimet ne infrastrukturen energjetike eshte thelbi i asj qe mund te quhet si strategjia e re e METE-s. Kete e ka caktuar si objektiv kryesor te dikasterit qe drejton ministri i Ekonomise Ilir Meta i cili se bashku me prioritetet ka prezantuar edhe zevendesministrat e tij. Do te nenvizoje rishikimin e strategjise kombetare te energjise per te cilen eshte bere nje pune e rendesishme paraprake dhe e cila do ti nenshtrohet nje debati te gjere me specialiste te kesaj fushe- tha kreu i METE-s Ilir Meta. Sipas tij zhvillime te rendesishme parashikohet te kete edhe ne sektoret e naftes dhe te gazit. Lidhja me infrastrukturen nderkombetare te gazit do te gershetohet me privatizimet ne nafte. Ndjekja e procesit te privatizimit te Albpetrolit qe ka nisur prej disa muajsh eshte prioritet tjeter i rendesishem ashtu sikurse dhe venia ne pune e rafinerise se Cerrikut eshte nje element shume i rendesishem qe do ndihmoje dhe ne liberalizimin e tregut ne kete drejtim- tha Meta. Ai u ndal edhe ne rendesine e permbylljes se reformes rregullatore qe sipas tij do te cojne ne liberalizimin e tregut vendas.
Perparesite
Integrimi i ekonomise dhe thellimi i reformes rregullatore jane percaktuar nga ministri Meta si drejtime te rendesishme qe do te kene perparesi ne punen e Ministrise se Ekonomise. Gjate prezantimit te struktures se re ministri Meta foli dhe per prioritetet qe ajo do te kete gjate viteve te ardhsheme. Se bashku me zotin Meta kane qene edhe tre zevendesministrat e kesaj Ministrie mes te cileve edhe Sokol Dervishaj i emeruar ne kete post vetem pak dite me pare Neritan Alibali dhe Eno Bozdo. Meta tha se perparesi ne punen e METE-s do te mbetet siguria energjetike si dhe reforma rregullatore ne ekonomi. I pyetur se cfare do te ndodhe me koncesionet te cilat nuk kane respektuar afatet e percaktuara ne kontrata Ministri Meta tha se qeveria do te zbatoje me perpikmeri ligjin.
Tab///////////////////////////
Prioritetet e reja te METE-s
1. Pergatitja e stafit per negocimet e kapitujve te tregut te brendshem
2. Permbyllja e reformes rregullatore
3. Liberalizimi i tregtise
4. Nxitja e investimeve te huaja
5. Konkurrueshmeria e SME-ve
6. Rritja e sigurise per furnizimin me energji
7. Rritja e kapaciteteve prodhuese koncesionet
8. Ndertimi i linjave te transmetimit
9. Miratimi i ligjeve ne sektorin energjetik
10. Privatizimet publike
11. Integrimi ne tregun rajonal te gazit
12. Kompletimi i ligjit minerar
BOX/////////////////////////
Tregu i gazit ne vend ende i pa sigurte
Ministria e Ekonomise e ka lene aktualisht pezull ceshtjen e sigurise ne tregun e gazit. Rreth 2 vjet me pare Ministria e Ekonomise ngriti nje grup te posacem pune i cili do te mbikeqyrte te gjitha pikat e tregtimit te gazit ne rang vendi. Ky grup pune drejtohej nga Zevendesministri i Ekonomise dhe Zevendesministri i Brendshem dhe kishte perfaqesues nga te gjitha institucionet e tjera qe kishin kompetence mbi kete sektor. Sipas METE-s inspektoret e Inspektoratit te Hidrokarbureve dhe te Gazit vendosen gjoba per te gjitha pikat qe tregtonin gaz ne zonat e banuara dhe per ata qe mbanin cisterna ne afersi te rrugeve kryesore. Por nga ajo kohe e deri me sot gjobat nuk u ekzekutuan per shkak te ligjit ne fuqi i cili nuk i trajtonte keto gjoba si tituj ekzekutiv. Ne ditet e sotme gjenden akoma pika qe tregtojne gaz ne afersi te zonave te banuara dhe pika karburanti qe kane te instaluara cisterna te medha jo shume larg rrugeve kryesore ku kalojne makinat. Per keto te fundit METE sqaron se vendimi ishte per ti futur ato nen toke. Ne kushtet aktuale duket se METE e ka lene pezull kete ceshtje. Megjithese pak kohe me pare ligji i gjobave ndryshoi dhe i kthen ato ne tituj ekzekutiv pra si masa financiare qe do te mblidhen ne terren brenda nje afati.
Kompanite e nxjerrjes se naftes nderpresin marredheniet me Iranin
Kater platformat gjigante te nxjerrjes se naftes ENI Shell Statoil dhe Total jane duke u menduar per nje terheqje te tyren nga Irani. Keto shoqeri kane vendosur te reduktojne apo te nderprene marredheniet e tyre me Teheranin dhe kjo per te evituar sanksionet e vendosura nga SHBA-ja. Lajmi eshte bere i ditur nga departamenti amerikan qe ka deklaruar se vendimi eshte nje humbje e rendesishme per Teheranin. Fakti eshte konfirmuar dhe nga sekretari i shtetit amerikan James Steinberg Kam kenaqesine tij njoftoj se kemi marre pergjigjen qe prisnim nga kater kompanite kryesore energjike nderkombetare te cilat do ti japin fund marredhenieve te tyre me Iranin.
Rusi rritet me 1 per qind prodhimi i arit te zi
Industria ruse e naftes gjate muajit shtator te ketij viti fitoi sasine me te madhe te naftes pas shperberjes se ish-Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991 sipas te dhenave zyrtare statistikore. Sipas tyre prodhimi i naftes ne Rusi per nje dite ka arritur 10.16 milione fuci apo 1 per qind me shume se rekordi paraprak i vendosur ne qershor prej 10.15 milione fucish. Rritja e kapaciteteve nxjerrese te naftes per muajin shtator ka te beje me vendosjen e pajisjeve te reja ne burimet ne Vankorsk ne Siberi. Nderkohe shume kompani te fuqishme ruse te njohura edhe ne tregun nderkombetar te naftes kane nisur kerkimet dhe shpimet ne shume vende te ndryshme te bores perfshi edhe Ballkanin.
5 Tetor 2010