Gjykata Administrative Buxhuku Deme tek bizneset
Fakti qe nuk u kalua miratimi i projektligjit per Gjykaten Administrative eshte edhe nje deshire e disa elementeve politike per te mos ndryshuar statuskuone e gjyqesorit. Administratori i Konfindustrise Gjergj Buxhuku deklaroi se mosmiratimi i projektligjit per Gjykaten Administrative pritet qe te sjelle deme tek bizneset. Nderkohe persa i perket edhe kerkeses se bere prej ambasades se SHBA-ve per miratimin e projektligjit Buxhuku deklaroi se duhej qe ky ligj te miratohej me teper si pasoje e kerkeses se brendshme dhe jo te jashtme. Miratimi i projektligjit per gjykaten Administrative u shty pak dite me pare pasi opozita braktisi parlamentin. Projektligji kerkon 84 vota dhe ne kete menyre nevojiten edhe votat e opozites.
5 Tetor 2010