Depozitat, qetesohen bankat

Sipas te dhenave, ne tetor te vitit te kaluar, bankat paten nje renie te kursimeve, e shkaktuar nga paniku qe perhapi kriza, ku depozitat bankare rane me 27 miliarde leke ose rreth 300 milione dollare.
Por gjate nentorit kjo situate paniku eshte qetesuar pasi gjate ketij muaji depozitat u ulen vetem me 14 miliarde leke, ose dy here me pak se sa tetori.
Ne total, renia per keto dy muaj qe perkojne edhe me kulmin e panikut qe shkaktoi kriza globale ishte vetem 6.5 per qind e totalit te depozitave.
Burime nga Banka e Shqiperise bejne te ditur se me shume se 80 per qind e depozituesve ne vend, jane individe me shuma me te vogla se 15 mije euro.
Te dhenat tregojne se pikerisht nga kjo kategori depozituesish, e cila eshte dhe me pak e informuara per situaten, kane ardhur edhe terheqjet me te medha.
Ndryshe nga kjo kategori, biznesi, por edhe depozituesit e medhenj kane vazhduar te depozitojne parate e tyre ne banka normalisht si me pare, duke mos u ndikuar.
Situata duket se eshte qetesuar shume shpejt dhe pa asnje pasoje ne sistemin financiar. Burime nga banka qendorore thane per Top Channel se te dhenat paraprake per dhjetorin tregojne se situata eshte rikthyer ne normalitet.
Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e kredidhenies qe ka vazhduar te jete me te njejtat ritme si me pare edhe gjate tetorit e nentorit.
Sipas te dhenave, kredia per ekonomine arriti ne 386 miliarde leke ne fund te nentorit, me nje rritje prej 2.1 per qind krahasuar me tetorin, rritje qe eshte ne te njejtat ritme te mesatares vjetore.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code