E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike, perplasje brenda qeverise

Debati per shifrat e rritjes ekonomike ka marre permasa te tjera, kete radhe madje edhe brenda vete qeverise ne nivelet e saj me te larta.

Ne prezantimin e strategjise makroekonomike 2010-2012, Ministria e Financave parashikon se rritja ekonomike per vitin 2008 do te jete tek 7 per qind.

Por sipas kryeministrit Berisha, ky parashikim eshte i pavend, pasi INSTAT nuk ka llogaritur ende perfundimisht rritjen per te gjithe vitin.

Rritja ekonomike mund te kete pesuar tkurrje ne tre muajt e fundit te vitit, kur kriza boterore ishte ne kulmin e saj.

“Buxheti i vitit 2009 ka perllogaritur nje rritje prej 6%, ndersa shifrat e fundit te INSTAT sugjerojne nje shifer prej 9.9%. Ka ndodhur nje perplasje shifrash dhe Ministria e Financave eshte treguar konservatore duke zgjedhur 6-7%”, ka deklaruar zevendesministri i Financave Florian Mima.

Por me te ka replikuar menjehere kryeministri Berisha. “Ju leverdis keshtu juve, por une nuk jam dakord. Shifrat e verteta zoti zevendesminister jane konfirmuar nga FMN”, ka pohuar Berisha.

Ne mbrojtje te Mimes ka dale edhe ministri i Financave Ridvan Bode, i cili ka dhene argumentat e tij. “Rritja vjetore do te jete ne nivelin 6.7%”, ka saktesuar Bode.

Por kryeministri Berisha eshte kunderpergjigjur duke deklaruar se, “shifer tjeter nga 9% ne nuk mund te perdorim”.

Por ndersa kundershtimi i opozites dhe specialisteve ndaj rritjes ekonomike 10 perqind, behet nga pozita te kuptueshme, ku qendron thelbi i debatit per rritjen ekonomike, kete radhe mes kryeministrit dhe ministrit te Financave? Ku eshte diferenca cilesore mes nje rritjeje 7 perqind dhe nje rritjeje 10 perqind te ekonomise, ndersa vendet fqinje luhaten ne kufijte e recesionit?

Per ministrin e Financave duket se inventari i arkes se shtetit eshte nje tregues i mbarevajtjes ne mbledhjen e te ardhurave.

Por nje rritje e ekonomise jo domosdoshmerisht sjell rritje ne perpjestim te drejte te te ardhurave, perkundrazi, ne leter mund te sjelle nje zbritje te tyre. Por per kryeministrin, kjo ka pak rendesi.

“Nuk do doja kurre qe te merrnim nga taksapaguesit me shume se 28% te GDP, me kushtin e vetem qe 28% te ishte i vertete. Ne do t’i themi 28%. Ju garantoj qe ne rast se xhiroja reale do te ishte 27 do ta pranoj”, ka deklaruar Berisha.

Rritje e GDP-se do te thote rritje e klimes se mire per biznesin, apo per nje vend si Shqiperia, edhe ulje te korrupsionit ne administraten shteterore.

Dhe ne kushtet kur rritja e pagave dhe pensioneve per shkak te monitorimit te FMN-se nuk eshte krejtesisht ne dore te qeverise, ajo cka mbetet ne dore te kryeministrit eshte te shfrytezoje anen me elektorale te saj.

“Mund te besh rritje dyshifrore rrogash nese ke rritje dyshifrore ekonomike. Vazhdimi i kesaj politike eshte kushti kryesor dhe drejtim themelor i qeverisjes. Sa te jem ne qeveri shqiptaret do te kene rritje rrogash dhe pensionesh”, ka shtuar Berisha.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›