E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë- sërish radhë, emigrantët presin në të ftohtë

Radhë të gjata kilometrike në pikën doganore të Kapshticë. Në anën shqiptare radha ka shkuar deri në 3 kilometra, ndërkohë që ky numër i madh emigrantësh që kalojnë kufirin drejt tokës Helene po përballen dhe me temperaturat e ulëta. 

KAPSHTICE- Sërish radhë të gjata emigrantësh që pritet të lenë tokën shqiptare janë shënuar në pikën kufitare të Kapshticës. Kështu radha ka arritur në 3 kilometra në anën shqiptare, ajo ç’ka e bën më të vështirë këtë pritje, janë temperaturat e ulëta të cilat shënojnë -5 gradë celsius. Burimet kufitare bëjnë të ditur se pala shqiptare po punon me 6 sportele për përballimin e fluksit, ndërsa ajo greke me 2 sportele, ç’ka e vështirëson punën dhe bën të mundur krijimin e radhëve. Në bazë të ecurisë së punës që po kryhet në këtë pikë doganore për kontrollimin e dokumentacionit, emigrantët rrezikojnë që të kalojnë natën jashtë, në një të ftohtë të acartë. Ndërkohë nga burimet doganorë bëhet e ditur se gjatë 12 orëve të fundit, kanë ikur nga territori shqiptarë 3800 persona dhe rreth 800 automjete. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›