E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngricat nderpresin energjine

Shtate shtylla te tensionit te larte 110 kilovolt te linjes se Vaut te Dejes jane rrezuar ne toke si pasoje e stuhive gjate dites se shtune dhe te diele.

Rrezimi ka sjelle nderprerje deri ne 48 ore te energjise ne zonat e Lezhes dhe te Kurbinit. Per te riparuar demet e shkaktuara duhen te pakten 3 jave.

Deme te konsiderueshme ka patur edhe ne Kukes, Diber, Puke si dhe ne Librazhd. Shume fshatra ne keto zona kane mbetur pa energji elektrike.

Shume shtylla jane rrezuar dhe linjat jane keputur ne zonen e Librazhdit duke lene pa energji qytetin dhe aty ka nisur puna per riparimet e nevojshme.

“Jane disa komuna ku ka probleme si ajo e Kukesit, Pukes dhe Dibres. Por po punojme per te rikthyer energjine elektrike per qytetaret”, deklaron inxhinieri i OSSH, Arianit Leka.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›