E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depp Admiroj Angelina Jolie

Johny Depp ka shprehur admirimin e tij për Angelina Jolie.

“Jolie është një njeri që i bën ballë çdo lloj situate, gjithmonë ia del mbanë. Është një femër me këmbë në tokë, shumë inteligjente dhe me humor. Pa përmendur faktin që është një nënë e mrekullueshme”, tha aktori për kolegen e tij me të cilën ka interpretuar në filmin ‘The Tourist’.

Depp është shprehur se ai do ta kishte të vështirë të përballonte kaq shumë përgjegjësi.

“Nuk e di se çfarë do të bëja unë nëse do të isha në vend të saj”, përfundoi 47-vjeçari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›