Trishtim fytyre e bukur

Emrave te mjeshterve te perkthimit shqip u shtohet dhe emri i Dritan eles. Me i riu mes tyre te cilit vdekja e parakohshme i ka dhene privilegjin qe te qendroje edhe pas 100 vjetesh me i riu i perkthyesve shqiptare
Thuhet me te drejte se Letersia nuk ekziston vec brenda nje gjuhe por dhe brenda nje kulture. Dhe keshtu perkthyesit e letersise del se nuk jane thjesht perkthyes gjuhesore por dhe pruresit e kultures percuesit e saj.
Kjo e vertete e madhe u pat kuptuar me se miri sidomos ne vendet totalitare si Shqiperia dhe Rusia vende ku sistemi stalinist pati jetuar me gjate dhe me suksesshem. Lexuesi i vemendshem dhe i etshem i ketyre vendeve i ka rezervuar nje status te vecante perkthyesit te letersise.
Perkthyesit me te mire ne vendin tone njiheshin dhe respektoheshin po aq sa dhe shkrimtaret me te mire madje disa here me teper se keta te fundit. Kjo dhe perkonte me perkufizimin mitik te perkthyesit si nje kasnec mes Zotave dhe vdekatareve apo me ate perkufizimin tjeter te perkthyesit si kontrabandist kulturash si nje smuggler vlerash ne nje shoqeri ku vlerat konsideroheshin jo vetem te papelqyeshme por edhe te rrezikshme. Perkthyesit e letersise ne vendet totalitare e kishin kuptuar me se miri misionin e tyre te vecante.
Paradoksi i perkthyesit shqiptar nje perkthyes i izoluar nga kultura dhe gjuha nga e cila perkthente ishte se ky izolim tragjik e bente qe te ishte disa here me profesionist se koleget e tij perendimore te cilet kishin privilegjin qe te kishin dhe burimet filologjike dhe kontaktet e drejtperdrejta me autoret kur ata ishin gjalle qe perkthenin.
Emrave te Fan S. Nolit Lazer Shantojes Mitrush Kutelit Gjon Shllakut Petro Zhejit Pashko Gjecit Robert Shvarcit Vedat Kokones Aurel Plasarit Petraq Kolevices Ardian Klosit Mira Meksit Piro Mishes u shtohet dhe emri i Dritan eles. Me i riu mes tyre te cilit vdekja e parakohshme i ka dhene privilegjin qe te qendroje edhe pas 100 vjetesh me i riu i perkthyesve shqiptare.
Dritan ela ashtu si mjeshtrit e tjere te kultures shqiptare kishte vetedijen e pruresit te kultures boterore. Dhe cfare me ka befasuar gjithnje ne perkthimet e tij eshte se ndihet qe mosha fare e re nuk i pati krijuar asnje ndjesi inferioriteti teksa gjendej mes emrave te shquar te letersise boterore - ne shoqerine e Dino Buzzatit Luigi Pirandellos Italo Calvinos Carmine Abates - po te permendim vec ca prej tyre.
Ne njefare kuptimi perkthyesi i mire identifikohet me autorin qe perkthen dhe me vepren qe perkthen. Identifikohet shpirterisht intelektualisht. Fraza e autorit behet fraza e perkthyesit.
Dhe fraza e perkthyesit behet fraza e autorit. Dhe kur autori eshte i vdekur perkthyesi e sjell ne boten e te gjalleve. Keshtu kembengulte Ezra Paund tek u shpjegonte akademikeve latiniste qe ankoheshin per perkthimin e tij te Sextus Propertius ne Homage to Sextus Propertius Ju donit nje te vdekur kurse une doja ta ringjallja autorin e vdekur
Dritan i dashur tek i ringjallje me aq bujari autoret e vdekur a te pati shkuar nder mend se cdo ringjallje e tyre te perket dhe ty vete
Nuk eshte e nevojshme ta kesh njohur personalisht Dritan elen qe te kuptosh se ai perkthente vec ata autore qe pelqente. Kjo eshte nje tjeter veti e perkthyesit mjeshter e perkthyesit autor. Dino Buzzati duket se eshte nder me te preferuarit e tij. Ai trishtim i mrekullueshem i Dritanit nje trishtim qe paradoksalisht i jepte fytyres se tij butesi dhe ndricim gjendet ne cdo faqe te Buzzatit.
Dhe eshte ai trishtimi i natyrshem krijues pa te cilin dhe engjejt nuk do te mundnin te sfidonin ligjin e gravitacionit. Ai trishtim qe i mban engjejt ne ajer paksa te distancuar nga banaliteti tokesor. Ai trishtim qe do ti bente poetet franceze te thone Trishtim fytyre e bukur
Dritan i dashur e di se ti me kupton me teper se cdo njeri i gjalle i kesaj bote teksa kelthas ne heshtje O Zot sa te shemtuar qe jane poetet e lumtur
Lajmi
Sot ora 11.00 ne ambientet e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Salla Tefta Tashko Koco behet prezantimi i librit Pergjigje per Dashurine nje permbledhje shkrimesh mbi perkthyesin Dritan ela. Aktiviteti organizohet in memoriam te autorit dhe prezantohet nga babai i tij shkrimtari Zija ela. Veprimtaria organizohet nen kujdesin e MTKRS dhe Shtepise Botuese OMBRA GVG.