Armet Libia si Shqiperia ne 97
Analistet thone se kryengritjet e armatosura ne Libi perbejne nje kercenim afatgjate te sigurise sepse armet e grabitura nga depot e qeverise mund te qarkullojne gjeresisht duke perfshire edhe raketat antiajrore qe mund te perdoren kunder linjave ajrore civile
Fotografi dhe video nga kryengritja tregojne civile qe mbajne nje koleksion te plote te atyre qe dikur ishin armet ushtarake te Libise - sic eshte SA-7 nje gjenerate e hershme raketa supi qe bejne pjese ne te njejten familje me ate qe njihet gjeresisht si Stinge - dhe agjencite e zbulimit tashme kane friken e madhe se mos keto armatime bien ne duart e terroristeve.
Ato tregojne gjithashtu grupe te medha te rinjsh te pajisur me nje game armatimesh te lehta te thjeshta per tu perdorur dhe te pershtatshme per kembesorine perfshire ketu pushke sulmi mitraloze dhe granata te cilat kane qene nje element kryesor i luftimeve ne Afrike dhe Azi gjate Luftes se Ftohte. Mund te shikohen edhe mina granata dhe disa lloje raketash anti-tank.
Shembuj te kaluar te arsenaleve shteterore qe rrembehen nga civilet qofte ne Ugande ne 1979 ne Shqiperi ne 1997 apo Irak ne 2003 - kane treguar se keto arme mund te shiten ne treg te zi ne menyre te shpejte dhe te heshtur mund tu shiten vendeve te tjera dhe grupeve te ndryshme per perdorim ne luftra ku ata mund te paraqesin probleme te gjata dhe destabilizuese. Vecanerisht te shqetesuar jane edhe analistet persa u perket raketave te nxehtate njohura si kunder-ajror supi ose Manpads.
Rreziku se mos keto arme perfundojne ne duart e terroristeve dhe mund te dalin jashte Libise eshte shume real- thote Mathee Schroeder Drejtori i Projektit per monitorimin e Shitjes se Armeve ne Federaten e Shkencetareve Amerikane ne Uashington.
Sigurimi i ketyre armeve duhet te jete prioriteti kryesor i Inteligjences Amerikane dhe i homologeve ne vende te ndryshme. Kercenimi kryesor thone analistet nuk eshte domosdoshmerisht se rebelet te cilet nderkohe duan simpatine nderkombetare dhe mbeshtetje mund te perdorin arme te tilla kunder linjave ajrore.
Perkundrazi shqetesimi eshte se per shkak se keto raketa mund te shiten per te pakten disa mije dollare ne tregun e zi oportunistet do te mblidhen dhe do tjua ofrojne paleve te treta - duke i shtyre keshtu ne nje tregti te nendheshme.
Gjate dekadave Kolonel Gadafi ka shpenzuar shume per te pajisur forcat e tij qe te grumbullojne rezerva municionesh dhe armesh.
Armet qe kane dale nga depot ne ditet e fundit konfirmojne se perkunder sanksioneve nderkombetare Libia ka perfituar nga shitesit e armeve te shume vendeve te ish-bllokut lindor komunist.
Peter Danssaert nje studiues per Sherbimin Informativ Nderkombetar te Paqes ne Belgjike qe mbulon perhapjen e armeve ne Europen Lindore dhe ne Afrike tha se tani qe armet jane jashte kujdestarise se qeverise vetem pak mund te rikthehen. Ato jane zhdukur pergjithmone nga pergjegjesia e shtetit tha ai.
Nic Marsh i cili hulumton tregtine e armeve te vogla per llogari te Institutit te Paqes dhe Kerkimit ne Oslo tha se armet mund te levizin ne shume drejtime ne ad apo Sudan ne Algjeri ose ne drejtim te luftetareve palestinese.
Nese betejat ne Libi kthehen ne lufte te gjate te dy palet mund te importojne me shume arme per te mbeshtetur luften e tyre. Por sapo kryengritja te zgjidhet nese marrim historine si udhezues armet do te shiten pjese pjese. Ne keto raste sic ndodhi ne Shqiperi ne 1997 armet u bene te gatshme per te organizuar ne menyre fare komode unaza kontrabandimi.
Pushket e sulmit ne Afrike shpesh merren per disa qindra dollare copa. Armet qe qarkullojne tani ne Libi te fresketa nga arsenali i dukshem dhe ne gjendje te mire mund te vlejne me shume - duke krijuar keshtu nje nxitje per ata qe i kane tani per ti hedhur me vone ne treg.
Psh MANPADS thone analistet jane shume me te veshtire per tu gjetur dhe eventualisht do te kene cmime me te larta dhe do terheqin nje kategori te caktuar bleresish. Kur djemte jashte vendit ta marrin vesh se ka MANPAD ne shitje do te perpiqen qe ti marrin me cdo kusht - tha z. Danssaert. Me djemte tha ai nenkuptohen organizatat terroriste.
Analistet nderkohe shprehin shpresen se qeveria e Libise ka mbajtur shenime te hollesishme te numrave seriale te armeve te saj ne menyre qe pas perfundimit te konfliktit te jete e mundur te percaktohet saktesisht se cfare eshte zhdukur dhe pastaj te organizohen programe per rikuperimin dhe numerimin e MANPADS nje nga nje.
Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka qene aktive ne perpjekjet per shkaterrimin e stoqeve dhe te raketave dhe ka nenshkruar programe tip buy - back te blesh armet e tua te zhdukura programe keto qe kane rikuperuar shume arme te zhdukura ne vitin 2003 nga depozitat e Sadam Hussein-it ne Irak
Ky eshte nje artikull i C. J. Chivers marre nga numri i djeshem i se perditshmes amerikane New York Times. Titulli ne original Ekspertet frikesohen se mos armet e plackitura te Libi-se mund te gjejne rrugen per tek terroristet. Perktheu per Shekullin Esmeralda Hoxha