Depp: Karakteret që luaj janë shokët e mi

Johnny Depp ka treguar se lidhet shumë me karakteret që portretizon në film dhe pas përfundimit të xhirimeve ndihet keq.
Ylli i filmit “The Pirates Of The Caribbean” ka thënë për “Tv Times” se e ka vështirë tu thotë lamtumirë roleve që luan.
“Ju pushtoheni nga rolet që luani. Të gjithë karakteret qe i luajë i dua dhe bëhem shokë me ta, kështu që është vështirë tu thuash lamtumirë në fund të filmit. Ndjehem sikur e humbë një pjesë timen”, ka thënë aktori.
Johnny, i cili do të filloj xhirimet e filmit “The Lone Ranger” këtë verë, thotë se goja më e rëndësishme për të është që fëmijët ti bëjë krenar me punën e tij.
“Unë jam thjesht një aktor dhe nëse mund të lë diçka prapa që do ti bënte fëmijët e mi krenar, atëher kjo është ajo që dua”, ka thënë ai./Indeksonline/