E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gibson dëshiron një rol negativ në “The Expendables 3”

Mel Gibson dëshiron që të jetë pjesë e vazhdimit të tretë të filmit aksion të Sylvester Stallones, “The Expendables”.

Në dy filmat e mëparshëm janë angazhuar thuajse të gjithë legjendat e filmave aksion, si Stallone, Jason Statham, Bruce Willis, Arnold Schwarzenegger, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme, Jet Li, Dolph Lundgren, Eric Roberts, Mickey Rourke e shumë të tjerë.

Ndërkaq, në filmin e tretë, 67-vjeçari Gibson dëshiron të jetë njëri nga personazhet negative. Nga emrat e ri që do t’i bashkohen “The Expendables 3” janë Jackie Chan dhe Milla Jovovich.

Në dy filmat e mëparshëm, në role negative janë shfaqur Eric Roberts, Steve Austin dhe Jean-Claude Van Damme./Imdeksonline/
 

https://

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›