Depresioni, Reli: Po preken moshat e reja
TIRANE-Çrregullimet mendore nuk po kursejnë as grupmoshat e reja. Mungesa e një vendi pune dhe kushtet e vështira ekonomike janë shkaqet që kanë rritur numrin e të rinjve të prekur nga këto çrregullime. Arjana Reli, mjeke psikiatre në Qendrën e Shëndetit Mendor, sqaron se moshat më të rriskuara nga depresioni variojnë nga mosha 24-35 vjeç, ndërsa kulminacioni është në moshën 27 vjeç. Sipas psikiatres Reli, është vënë re rritje e rasteve me depresion. Kjo, jo vetëm për shkak të vështirësive socio-ekonomike, por edhe falë sensibilizimit të popullsisë për të kërkuar sa më parë ndihmë.
Shenjat kryesore që kanë personat që vuajnë nga forma depresioni janë çrregullimet e humorit, oreksit, kanë mungesë vetëbesimi dhe vetëvlerësimi, të shqetësuar nga mendime negative. Ndërsa në lidhje me këshillat për të parandaluar depresionin, Reli këshillon së pari jetë aktive, larg veseve, sa më tepër aktivitet sportiv dhe jetë sociale. Pranë kësaj qendre në një vit trajtohen mesatarisht 6 mijë raste. Sipas psikiatres, personat që përdorin medikamente kundër depresionit dhe ankthit, nuk duhet të përdorin kafe, alkool dhe cigare, pasi ulin efektet e barnave. Sipas specialistes, e rëndësishme është që kura të vendoset dhe të hiqet nga mjeku në momentin kur ai e shikon të nevojshme. Kjo, për vetë faktin se mund të ketë raste edhe të rikthimit të sëmundjes.
Doktoreshë, cilat janë moshat që preken më shumë nga depresioni?
Depresioni nuk kursen moshë. Studimet kanë dalë në përfundimin se rreth 1 në 7 njerëz do të provojë një episod depresiv gjatë jetës së tij. Nga studimet vërehet se shfaqja më e shpeshtë e depresionit varion midis moshës 24-35 vjeç, me kulminacion në moshën 27 vjeç. Kohët e fundit ka një tendencë të rritjes së shfaqjes së depresionit në moshat e reja. Sipas një studimi, 40% e individëve e kanë pasur episodin e parë depresiv para të 20-tave, 50% midis viteve 20-50 dhe 10% pas moshës 50-vjeçare.
Ky lloj çrregullimi mendor, ka lidhje me gjininë? Pra, kush preken më shumë nga depresioni, femrat apo meshkujt?
Nga studimet dhe të dhënat globale vërehet se më i prekur është seksi femër dhe shihet përkeqësim i shenjave depresive me shfaqen e menstruacioneve. Të tjera hipoteza përfshijnë ndryshimet hormonale (menopauza), streset psikosociale dhe periudhën pas lindjes.
Dëgjojmë shpesh që thuhet ‘kam kaluar një periudhë depresioni’. Cilat janë shenjat që shfaqin personat që preken nga ky çrregullim mendor?
Ndodh shpesh që fjala “depresion” të përdoret pa kriter dhe në të të përfshihen edhe shenja që kanë pak ose aspak lidhje me depresionin. Nuk konsiderohet si e tillë gjendja që krijohet normalisht dhe përkohësisht pas një humbjeje të madhe ose hidhërimi nga vdekja e dikujt. Depresioni shkakton një larmi shenjash fizike dhe emocionale. Njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të ndihen të rënë shpirtërisht, me mungesë vetëbesimi dhe vetëvlerësimi, të shqetësuar nga mendime negative, të mpirë, bosh dhe pa shpresë, të pakënaqur nga aktivitetet, të vetëfajësohen, të përjetojnë humbje të dëshirës seksuale, të zgjohen herët ose të flenë vonë, të kenë çrregullime të të ngrënit, të shkëputen nga të tjerët, të kenë mendime pesimiste për të ardhmen, të nevrikosen lehtësisht, të përdorin më shumë alkool, duhan ose droga etj.
Këto shenja që përmendët, çdokush i ndjen në disa ditë, apo momente të caktuara, për të thënë se janë prekur nga depresioni?
Shenjat që ne përmendëm më sipër duhet të jenë të pranishme për 2 javë rresht dhe të kenë dhënë ndryshime në aktivitetet e mëparshme të personit, që do të thotë në mbarëvajtjen në punë, në marrëdhëniet me të tjerët, ose në fusha të tjera të funksionimit. Gjithashtu, këto ndryshime nuk duhet të konsiderohen si depresion kur individi është duke përdorur substanca ose ka ndonjë sëmundje tjetër që afërson me shenjat e depresionit. Është shumë mirë që, sapo personi të fillojë të ndjejë çrregullimet e sipërpërmendura, të paraqitet për të marrë këshillat apo ndihmën e duhur.
Çfarë këshillash mund të jepni për të parandaluar këtë lloj problemi mendor?
Depresioni prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme, por ajo çfarë do këshilloja është se duhet bërë kujdes me mënyrën e jetesës. Sidomos të rinjtë duhet të bëjnë jetë sa më aktive. Të rrinë larg veseve, duhet të bëjnë sa më tepër aktivitet sportiv dhe jetë sociale.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)