E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeti del nga rruga humb jeten i riu

Dalja nga rruga e nje automjeti ne superstraden Lac-Lezhe ka shkaktuar vdekjen e Blerim Bardhokut 23 vjec dhe plagosjen rende te Roland Bitrit 21 vjec dhe Teodor Perlleshit 22 vjec qe te tre banues ne qytetin e Lezhes. Tre te rinjte qe udhetonin me nje citroen me targa AA 789 TH po ktheheshin nga Tirana per ne Lezhe, por ne afersi te kryqezimit te Spitenit,drejtuesi i mjetit Blerim Bardhoku ka humbur kontrollin dhe ka dale jashte rruge dhe me pas jane perplasur me nje mur. Si pasoje e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i mjetit 23 vjecari Bardhoku, ndersa dy shoket e tije jane plagosur rende dhe jane derguar per ne spitalin ushtarak te Tiranes. Sipas policise, 3 te rinjte po udhetonin me shpejtesi te madhe dhe humbja e kontrollit te mjetit ka shkaktuar panik tek drejtuesi i saj, i cili ka tentuar te kryeje manovra per te mbajtur autoveturen ne rruge, por pa ia arritur qellimit. Devijimi qe ka pesuar autovetura dhe me pas frenimi i forte ka nxjerre jashte rruge mjetin, i cili u perplas me nje mur mbrojtes ne ane te rruges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›