E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni i Halit Ergenc

Aktorin Halit Ergenc i njohur nga seriali ''Sulejmani i madherishem”, i cili kohëve të fundit po përjeton edhe një dramë të vërtetë, pasi me urgjencë është thirrur që të shkojë te ish-gruaja e tij, Gizem Sojsaldi, për shkak të depresionit që e ka kapur atë. Për këtë arsye ajo ka vendosur të ndërpresë edhe shtatzëninë që po përjetont

Ashtu si edhe seriali “1000 e një net”, edhe jeta private e aktorëve Bergüzar Korel (28) dhe Halit Ergenc (40) mund të krahasohet me një telenovelë të vërtetë.

Ndërkohë që popullariteti i tyre sa vjen e shtohet, edhe jeta e tyre private ndiqet me interesin më të madh nga fansat dhe publiku. H

Haliti pas këtij seriali u divorcua nga bashkëshortja, e cila pasi mbaroi seriali së transmetuari në Turqi, e hapi zemrën për mediat atje: “Ndërkohë që ishim në kulmin e dashurisë së bashku, ndodhi një tragjedi me ne. Së pari vdiq i ati i Halitit e më pas edhe mbesa e tij, Melissa, e cila bëri vetëvarje. Kjo ishte shumë e rëndë për ne dhe pikërisht për lidhjen tonë, sikur kësaj dashurie dikush i hodhi kripë. Haliti u mbyll në veten e tij, bënte sikur nuk ekzistoja, edhe pse mundohesha që ta ngushëlloja. Nuk dëshironte vëmendje aspak, edhe kur i tregova se jam shtatzënë nuk ka paguar asnjë kontroll timin, pasi detyrohesha shpesh të vizitohesha te gjinekologu për shkak të depresionit. Një ditë vendosa që ta ndjek, Haliti vizitonte psikiatrin për shkak të gjendjes psikike që kalonte. Pasi doli nga vizita, u futa unë duke i bërë lutje mjekut që të më tregojë problemin që ka bashkëshorti im. Ai më tha se kishte kohë që Haliti mundohej të shkatërronte veten, pasi ndihej shumë keq nga humbja e babait dhe mbesës. Disa muaj më vonë, ne u divorcuam dhe unë bëra abortin e fëmijës”.

Edhe pse kjo deklaratë e ish-bashkëshortes e ka shqetësuar tej mase aktorin e njohur, ai nuk ka dashur të flasë në vetën e parë, duke thënë se këtë martesë ai e ka shijuar dhe ajo do të ngelet dashuria e jetës së tij., transmeton "Panorama".

"Ajo më ka dhënë një djalë pa të cilin nuk mund ta imagjinoj jetën e përditshme. Tani edhe unë nuk mund ta imagjinoj jetën time pa Aliun. Më mjafton vetëm të shoh buzëqeshjen e tij tërë ditën dhe ndihem i lumtur, ai është perëndia ime. Edhe pse nuk isha i gatshëm të bëhesha baba atëherë, ai erdhi në jetë dhe unë e pranova si duhet. Ndoshta nuk kam qenë dhe aq baba shembullor, por për këtë ndihem keq”, thekson Haliti.

Megjithatë një nga megayjet e ekranit turk komentoi se deklarata e ish- bashkëshortes, duke pretenduar se ishte ndier keq dhe kishte ndier dhimbje nga e kaluara si dhe gjatë xhirimeve të serialit me Berguzar Korel, nuk do të sillte krizë në lidhjen e tashme. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›