Arrestohet Sarah Harding

Pop ylli Sarah Harding është arrestuar, pasi që ajo ka përdorur telefonin e saj celular gjatë vozitjes si dhe ka refuzuar t’i ndalet policisë.
Sarah, rrezikon dënimin deri në 5000 funta.
Në Londër dënimet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, janë mjaft të ashpra. Shoferi mund të përballet me një gjobë deri në 1000 funta, madje edhe të humbas patentë-shoferin. Ndërkohë që, refuzimi për t’iu ndaluar policisë arrin deri në 5000 funta gjobë.
Pavarësisht arrestimit, Sarah Harding në rrjetin social ‘Twitter’, ka lajmëruar fansat se së shpejti do të publikojë albumin e saj solo, pas shkëputjes nga Girls Aloud./Indeksonline/