Eliminohet ''zhigolo'' i Big Brother

Mbrëmja e sonte në “Big Brother 6”, ishte e mbushur me surpriza të shumta. Megjithatë, ngjarja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte largimi i Marselinit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai ishte kthyer mes banorëve më të komentuar brenda shtëpisë, pas zbulimit të sekretit më të mistershëm nga të gjithë, atij të zhigolosë. Ishte Marselino, ai që kishte pranuar se në të shkuarën, ka jetuar duke u prostituuar.
Një sekret që nuk ishte i njohur as për bashkëshorten e tij, e cila e mori vesh nga televizori këtë pjesë të fshehtë të të shkuarës së partnerit të saj. /Indeksonline/