Rita Ora kalon fundjavën me Dave Gardner

Pak më shumë se 6 javë kur mediat pasqyruan fotografinë e parë të përbashkët të këngëtares Rita Ora me shokun e ngushtë të futbollistit, David Bechkam, Dave Gardner, ata shfaqen sërish bashkë.
Gazeta britanike Daily Mail, shkruan se, Rita e ka kaluar natën me menaxherin e futbollit Dave në klubin “Groucho”, në Londër. Takimet e tyre kanë hapur edhe spekulimet se a mund të ketë një lidhje Rita Ora me shokun e ngushtë të Beckhamit, apo me të vërtetë ata janë vetëm shokë?!/Indeksonline/