Depresioni, vret veten 22-vjeçarja
Vetëvaret në kushte depresioni një 22-vjeçare. Jolanda Topi, nga fshati Vidohovë i rrethit të Devollit i ka dhënë fund jetës duke u varur në ambientet pranë shtëpisë. Ngjarja, sipas burimeve të policisë, ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur vajza është gjendur e pajetë nga të afërmit. Nga hetimet është zbuluar se vajza e re vuante nga depresioni dhe pas një tentative të mëparshme për të vrarë veten ka arritur të kryejë të enjten aktin fatal. Rreth orës 09:00 të mëngjesit, të afërmit e Jolanda Topit e kanë gjetur atë të vetëvarur me litar në plevicën e bagëtive. Ata i kanë treguar policisë se vajza e tyre vuante prej kohësh nga depresioni mendor, duke qëndruar e vetmuar në fshatin malor të Vidohovës në Devoll. Sipas dëshmive që ka siguruar policia, dy vjet më parë Jolanda Topi kishte tentuar të vriste veten me një armë gjahu, që i ati e mbante në shtëpi.