E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputët e mazhorancës kundër Berluskonit

Romë - Vetë deputetët e partisë së tij, i kanë dërguar një peticion kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, me ane të cilit i kërkojnë atij të mos kushtëzojë aprovimin e dekretit të sigurisë në programin e parlamentit në ditët e ardhshme. Kanë qënë 100 deputet që kanë firmosur letrën e dërguar presidentit të tyre. Kërkojmë – shkruhet në letër – të mos kushtëzosh aprovimin duke kerkuar besimin e qeverise“ sepse ky dekret përmban norma të cilat sipas gjykimit tonë janë të papranueshme dhe për këtë arsye duhen modifikuar.

Parlamentarët firmëtar – midis të cilëve nuk ka asnjë të Lega Nord - janë pothuajse të bindur që presidenti do të kuptoj rëndësinë e kërkesës së tyre sepse, sipas tyre ky dekret është në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut.

Sipas tyre,ligji në fjalë prek jo vetëm mjekët dhe mesuesit, të cilëve do tju duhet të denoncojnë pacientët ose nxenësit klandestin, por të gjithe ata persona që ushtrojnë një funksion publik. Detyrimi per të gjithe këta subjekte rrjedh nga fakti që ligji klasifikon klandestinitetin përkrah krimeve penale . Si pasojë , për të evituar një shkelje penale të parashikuar në nenet 361 dhë 362 të kodit penal, të gjithë funksionarët publik do të jenë të detyruar të denoncojnë çfaredo lloj përballje më një emigrant klandestin.

“Deputetët duhet të jenë të lirë të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, pa vënë në rrezik vazhdueshmërinë e qevërisë , në mënyrë që ky dekret të mund të amendohet dhe me pas te aprovohet në mënyrën e duhur” – mbyllin kërkesën e tyre deputetët.

Enkes Hysendhima, Start, Romë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›