E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet Holokausti, në qendër viktimat fëmijë

POLONI- Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Këtë vit temë e përkujtimit është “Fëmijët dhe Holokausti”.

27 janari ishte dita kur trupat sovjetike e çliruan kampin e vdekjes të Nazistëve gjermanë, në Aushvic – Birkenau në Poloni, në vitin 1945.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, këtë ditë e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Me rezolutën e OKB-së, poashtu, hedhet poshtë çfarëdo refuzimi i Holokaustit si ngjarje historike, kërkohet nga shtetet, që të zhvillojnë programe arsimore për këshillimin e gjeneratave të ardhshme lidhur me tmerret e gjenocidit, dhe bëhet ftesë për mbrojtjen aktive të terreneve, që ishin të involvuara në Holokaust.

Rreth 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.
(el.me/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›