E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rona Nishliu prek sonte skenën e Eurovizionit

AZERBAJXHAN - Rona Nishliu, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, do të ngjitet sonte në skenën e madhe të festivalit muzikor Europian, me këngën “Suus” Eurovizion, cel sonte siparin për pjesmarrësit nga e gjithë Europa, në Baku të Azerbajxhanit.

Këndëtarja shqiptare do të performojë e katërta në rradhë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë. Fituesja nga Kosova do të garojë natën e parë sëbashku me shtetet si Rumani, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria, etj. Nishliu është fituesja e edicionit të 50-të të Festivalit të RTSH-së, që u zhvillua në fund të viti që la pas.

Kënga “Suus” me tekst të saj dhe me me muzikë dhe orkestrim të Florent Boshnjaku u vlerësua nga juria si këngë e punuar në mënyrë profesionale dhe e realizuar shumë mirë artistikisht.

Këtë vit në Eurovizion do të konkurojnë 37 këngë në dy netë gjysmë finale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Shqiptarët jashtë Shqipërinë do të kenë mundësi të votojnë për këngën shqiptare, por që ata brenda vendit jo.

Festivali Europian të Këngës këtë vit zhvillon edicionin e tij të 57-të, ndërkohë që viti 2012 është viti i nëntë që Shqipëria mer pjesë në festivalin më të madh të këngës europiane.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›