E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetë të PS-së inspektojnë zonat e përmbytura në Shkodër

Deputetë e PS-së të qarkut të Tiranës, Kukësit, Gjirokastrës dhe të Shkodrës kanë inspektuar zonat e përmbytura në lagjet Livadet dhe Salo Halili të Shkodrës. Të tetë deputetët e PS-së Dade, Kodheli, Dogjani Minxhozi, Peza, Gaci, Beqaj e Beci gjatë inspektimit të tyre në zonat të përmbytura kanë garantuar banorët se Partia Socialiste nuk do të heshtë për këtë krizë humanitare të shkaktuar nga keqqeverisja dhe se do të jetë në krah të shkodranëve.
Në këto zona vazhdojnë të ketë ende banorë që vazhdojnë të refuzojnë thirrjen për evakuim ndërsa fëmijët janë të detyruar që të shkojnë për në shkollë me mjete lundrimi. Në bisedat e tyre me banorët deputetët janë shprehur se do të jenë në këto zona derisa të marrë fund kjo katastrofë humanitare që sipas tyre u shkaktua nga vetë ata që qeverisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›