E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohen 9 punonjës të rrugores

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar 9 punonjës së policisë rrugore në qarkun e Fierit. Burime nga ministria e brendshme theksojnë se këta punonjës policiae janë hetuar prej disa muajsh dhe në përfundim të këtij hetimi për të cilin Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bashkëpunoi me njësinë Task-Force në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u krye edhe arrestimi i nëntë punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Fier të cilët janë:

1.Arjan Xheka
2.Bardhosh Malaj
3.Flamur Derveni
4.Pëllumb Toro
5.Pëllumb çepele
6.Vladimir Gjini
7.Leonard Brahimaj
8.Anesti Gjini
9.Ermir Gjonçe

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe më shumë se një herë kanë kryer veprën penale të korrupsionit pasiv gjatë shërbimit përgjatë aksit rrugor Lushnje-Fier-Vlorë, duke u marë para drejtuesve të automjeteve në këmbim të mosndëshkimit administrativ për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për të njëjtën akuzë filluan hetimet në gjendje të lirë edhe për tetë punonjës të tjerë të policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Fier.
Nën hetim janë gjithashtu edhe 35 qytetarë, drejtues automjetesh, të cilët në kohë të ndryshme kanë kryer veprën penale të korrupsionit aktiv duke u dhënë para këtyre punonjësve të policisë rrugore në këmbim të mosndëshkimit administrativ për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›