Berisha falenderon Ylli Ndroqin për ndihmat

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka vizituar të mërkurën pikën e grumbullimti të ndihmave ushqimore në Gjadër. Në fjalën e tij kryeministri ka falenderuar ushtarët për ndihmën e dhënë në këtë situatë përmbytjeje.
Por gjithashtu ai nuk ka lënë pa falënderuar edhe biznesmenët të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre për banorët e përmbytur të Shkodrës. Ai ka falënderuar në fjalën e tij edhe presidentin e RTV "Ora News" dhe kompanisë "Yldon" z.Ylli Ndroqi.
Pas vizitës në tunelin ku qëndronin ndihmat të cilat më pas shpërndaheshin me helikopter apo edhe me makinat e ushtrisë Berisha është larguar duke siguruar edhe një herë se situata është nën kontroll.