Dështojnë në grabitje, djegin veturën e vjedhur

Persona të armatosur dhe të maskuar, sot rreth orës 11:00 sulmuan një pikë këmbimi valutor në qendër të qytetit të Vlorës, pranë xhamisë. Nën kërcënimin e armës, ata kanë kërkuar të merrnin paratë, por falë reagimit të shpejtë të punonjësve dhe njoftimit të policisë nuk kanë mundur të finalizojnë grabitjen. Ata janë larguar nga vendngjarja me një automjet të vjedhur, i cili u gjet më vonë i djegur.
Dëshmitarët konfirmuan se personat kane qëlluar me armë mbi automjet, me qëllim që ai të shpërthente në flakë, raporton TCH. Vetura është shkrumbuar tërësisht, kështu që hetuesit nuk ia kanë dalë të mbledhin dëshmi.
Policia, e cila është vënë në ndjekje të tyre, ka njoftuar se është pranë identifikimit dhe ndalimit të autorëve të grabitjes së mbetur në tentativë./Indeksonline/