E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët biznesmenë të PS, shtim pasurie me miliona dollarë

Tom Doshi ka deklaruar shitjen e një ndërtese në Australi, për 2 milionë dollarë dhe një banese për 700 mijë. Sadri Abazi deklaron se fitimi i firmës “Usluga” është 244.558.499 lekë për 2010. Deputeti Fidel Ylli ka blerë një automjet tip “Cadillac”, për shumën prej 56,000 USD

Deputetët biznesmenë të Partisë Socialiste vazhdojnë të shtojnë pasurinë në shifra të mëdha. Deputeti Tom Doshi ka deklaruar shitjen e një ndërtese në Australi për shumën 2 milionë dollarë australianë, ndërsa ka përfituar edhe 700 mijë të tjerë nga shitja e një banese dhe trualli po në Australi. Doshi thotë se ka blerë një tokë në Marikaj të Vorës, për shumën 2,800,000 lekë. Deputeti Doshi ka shënuar se ka marrë një kredi në Shqipëri, në shumën 300 mijë eurove. Shifra të larta duken edhe në deklaratën e pasurisë së deputetit tjetër, Sadri Abazi, kompania e të cilit, “USLUGA” sh.p.k, rezulton të ketë pasur një bilanc pozitiv në vitin 2010 në shumën 244,558,499 lekë, ndërsa një tjetër kompani, “Jeni-Co”, sipas deputetit ka dalë me humbje. Paulin Sterkaj ka përfituar në vijim të një bashkë-investimi një sipërfaqe shtesë prej 34.32 m2 dhe 6 garazhe. Gjithashtu, Sterkaj ka shtuar në një llogari 40,000 euro që kanë ardhur nga shitja e një apartamenti nga bashkëinvestuesi i tij. Deputeti Artan Gaçi shënon fitim për vitin 2010 nga firma “FGA” sh.p.k, shumën prej 3,100,000 lekë, ndërsa thotë se ka shtuar gjendje CASH shumën 6,000,000 lekë. Nga të ardhura qiraje shkojnë edhe 6,437,788 lekë në llogarinë e deputetit Gaçi. Dashamir Peza rezulton se paguan njëkohësisht shlyerje këste në banka, për gjashtë kredi të marra prej tij në vite të ndryshme. Sakaq, ai ka deklaruar se ka marrë 900,000 lekë nga shitja e bagëtive të imëta, të trasha, vaj ulliri, qumësht dhe nënprodukte të tij. Biznesmeni tjetër, deputet në radhët e socialistëve, Hazir Gashi ka shënuar në deklaratën e tij se fitimi neto i shoqërisë së tij të ndërtimit për vitin 2010 ka arritur në 61,303,661 lekë. Deputeti Fidel Ylli deklaron se ka blerë një automjet tip “Cadillac” për shumën prej 56,000 USD. Ylli thotë se ka tërhequr nga një depozitë shumën prej 100,000 eurosh, por e ka shpërndarë në llogari rrjedhëse pjesën më të madh të saj.

Tom Doshi

Shitje ndërtese (Australi) 2,000,000 USD australian

Shitje shtëpi e truall (Australi) 700,000 USD australian

Blerje tokë në Marikaj 2,800,000 lekë

Të ardhura nga paga 1,301,425 lekë

Të ardhura nga paga gruaja 1,511,676 lekë

Të ardhura nga shoq. Antibiotike 544,546 lekë

Kredi në Tiranë 300,000 euro

Shlyerje këste kredie në Austri 350,000 USD australian

Sadri Abazi

Fitimi i vitit 2010 “USLUGA” shpk 244,558,499 lekë

Shitje automjeti 18,000 euro

Paga vjetore 1,224,075 lekë

Pagesë TAP në “USLUGA” si ortak 175,000 lekë

Paga e bashkëshortes 1,174,560 lekë

Paga e vajzës 2,589,312 lekë

Paga e vajzës 1,037,200 lekë

Shitje automjeti (A.Abazi) 500,000 lekë

Humbje financiare nga kompania “Jeni-Co” 1,462,908 lekë

Paulin Sterkaj

Kontratë e mëparshme, përfitim shtesë 34.32 m2

6 garazhe nga 16 m2 secili

Të ardhurat nga paga 2,727,002 lekë

Të ardhurat nga akt.privat (gruaja) 5 mijë euro

Qeradhënie objektit për bankë 6,000 euro

Apartament i shitur nga bashkëinvestues 40,000 euro

Shkollimi i djemve 5,400 euro

Artan Gaçi

Shitur aksionet (vlerë nominale) në “Trio Definition” 34,000 lekë

Fitimi i “FGA” sh.p.k 3,130,000 lekë

Shtuar gjendje CASH 6,000,000 lekë

Pakësim depozite 608,450 lekë

Të ardhura nga paga 1,720,365 lekë

Paga e gruas 575,100 lekë

Të ardhurave qiraje 6,437,788 lekë

Dashamir Peza

Shtesë pagesë kapari për blerje are 500,000 lekë

Mbyllur një depozitë pas blerjes së një Golf 5

Shitje e 50% të aksioneve në “Palma” sh.p.k 50,000 lekë

Paga si deputet 1,797,871 lekë

Paga e bashkëshortes 967,200 lekë

Përfitim nga depozita bankare 5,162 euro

Përfitim nga depozita bankare 270,000 lekë

Përfitim nga depozitë 56,700 lekë

Shitja e bagëtive të imta, trasha, etj 900,000 lekë

Pagesë këste kredie 110,651 lekë

Pagesë këste kredie 3,843 euro

Pagesë këste kredie 6,118 euro

Pagesë këste kredie 2,281 euro

Pagesë këste kredie 638,505 lekë

Vajza, pagesë këste 276,000 lekë

Hazir Gashi

Gjendje llogari rrjedhëse 129,471 lekë

Të ardhura nga paga 1,570,355 lekë

Fitimi neto i shoqërisë së ndërtimit 61,303,661 lekë

Fidel Ylli

Blerje makine Cadillac 56,000 USD

Gjendje llogarie 51,199 euro

Llogari rrjedhëse 1,250,925 lekë

Pakësim llogarie 2,550 euro

Pakësim llogarie 138,347 lekë

Shtim llogarie 463 USD

Tërheqje në llogari 2,600,000 lekë

Hapje llogarie 98,694 lekë

Tërheqje depozite, kalim në llogari 100,000 euro

Llogari rrjedhëse 30,317 euro

Pakësim llogarie 6,483 USD

Gjendje CASH nga tërheqjet 40,000 euro

Të ardhura nga paga 1,250,925 lekë

Paga e bashkëshortes 15,600 USD

Gramoz Ruçi

Blerje makine “Touareg” nga Kuvendi 900,000 lekë

Të ardhura nga paga si deputet 2,093,337 lekë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›