Topi ndërton vilë të re në Shkozë, Topalli, shtëpi vere në Malësi të Madhe
Presidenti Bamir Topi duket se ka nisur të shpenzojë për ndërtimin e shtëpisë së tij dykatëshe, dhe një kat nën tokë, me sipërfaqe ndërtimi për çdo kat 288 m2. Ndërtimi në Shkozë të Tiranës, siç thotë Topi në deklaratën e tij të pasurisë, do të bëhet për 4 vjet dhe se pjesa e ndërtuar gjatë vitit 2010 është në shumën 4,750,644 lekë. Vajza e kreut të shtetit ka rritur pasurinë e saj personale, me 7 mijë euro, pasi ka shitur automjetin që mbante tip Peugeot PNCFA 107. Nada Topi ka marrë si dhuratë nga i fejuari i saj një automjet tjetër tip Volkswagen 4N Tiguan. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shpenzuar 1,000,000 lekë për shkollimin e vajzës së saj në Francë për vitin 2010. Bashkëshorti i saj, Ndoc Topalli ka shënuar në formularin e pasurisë blerje trualli prej 670 m2 dhe ndërtimin mbi këtë truall të një shtëpie verore në fshatin Vrithë të Malësisë së Madhe. Gjithçka ka kushtuar në shumën 5,200,000 lekë. Kryeprokurorja Ina Rama ka shpenzuar 2,400,000 lekë për mobilim të pjesshëm të banesës së saj. Sakaq, shefja e organit të akuzës, vazhdon të shlyejë dy kredi të marra më parë dhe që mbarojnë njëra në 2034 dhe tjetra në 2018. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka shitur ambientin që zotëronte te zona e Shallvareve për 80,000 euro dhe më pas kjo shumë të ardhurash është përdorur për blerjen e një dyqani në Mëzez. Spahiu ka privatizuar me parablerje një automjet tip Benz për 637,500 lekë dhe ky automjet është shitur tre muaj më pas për 14,500 euro. Spahiu ka shpenzuar edhe shumën prej 3 mijë euro për shkollimin e vajzës së tij. Një detaj interesant vihet re tek deklarata e pasurisë së kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ai ka dhuruar shumën prej 50,000 lekësh për përmbytjet në Shkodër.
Bamir Topi
Ndërtim në truallin në Shkozë 4,750,644 lekë
Pakësim llogarie 791,166 lekë
Pakësim llogarie 793,097 lekë
Të ardhura nga paga 2,532,600 lekë
Të ardhura nga paga, gruaja 914,948 lekë
Të ardhura nga paga, vajza 1,354,457 lekë
Shlyerje këste kredie 57,600 lekë
Pakësim llogarie (Teuta Topi) 114,032 lekë
Pakësim llogarie (Teuta Topi) 9,378 USD
Shtesë llogarie (Nada Topi) 6,928 lekë
Shitje makine Peugeot 7,000 euro
Dhuruar Volkswagen 4 N Tiguan
Gjendje CASH 7,000 euro
Jozefina Topalli
Pakësim llogarie 942,940 lekë
Shtuar gjendje CASH 500,000 lekë
Të ardhura nga paga 3,168,500 lekë
Shpenzim shkollim, vajza 1,000,000 lekë
Shtim llogarie (N.Topalli) 80,900 lekë
Shtim llogarie (N.Topalli) 3,672 euro
Pakësim depozite 2,527 USD
Pakësim depozite 4,226 euro
Shtim llogarie 110,161 lekë
Blerje trualli 670 m2, shtëpi verore (M.Madhe)
5,200,000 lekë
Llogari në bankë 6,770 euro
Pakësim llogarie 11,000 USD
Paga si noter (N.Topalli) 3,500,000 lekë
Ina Rama
Kursime nga pagat familjare 1,400,000 lekë
Pakësim likuiditeti për mobilim banese 2,400,000 lekë
Të ardhura nga paga 2,535,648 lekë
Shkolla e magjistraturës 63,360 lekë
Paga e bashkëshortit 957,680 lekë
Pagesë këste kredie 2,857 USD
Pagesë këste kredie 6,000 euro
Ardian Fullani
Shtesë llogarish 5,134,998 lekë
61,832 lekë
40,000 lekë
40,000 lekë
3,761 euro
1,528 euro
Të ardhura nga paga, shpërb. 6,298,248 lekë
Honorare nga K.Mbikëqyrës 2,737,800 lekë
Të ardhura, paga gruaja 1,697,128 lekë
Gruaja anëtare bordi 91,800 lekë
Pagesë këste kredie 409,291 lekë
Arsimimi djali dhe vajza 18,132 euro
540,000 lekë
Bashkim Dedja
Shtesë llogarie 6,000 euro
Ndihmë për përmbytjet në Shkodër 50,000 lekë
Paga në Gjykatën e Apelit 596,487 lekë
Paga si kryetar, Gj. Kushtetuese 1,619,204 lekë
Pagesë si pedagog 43,200 lekë
Të ardhura nga paga gruaja 137,014 lekë
Kreshnik Spahiu
Shitje apartamenti tek Shallvaret 80,000 euro
Blerje e dyqanit 88.5 m2 në Mëzez 80,000 euro
Parablerë një automjet me vlerë 637,500 lekë
Shitur automjeti 14,500 euro
Pakësim llogarie 2,289,303 lekë
Gjendje llogarie 179,419 lekë
Shtim llogarie 5,000 euro
Shtim llogarie 370 euro
Interesa depozite 1,430 euro
Shtim llogarie rrjedhëse 1,616 USD
Gjendje CASH nga kursimet 20,000 euro
Të ardhura nga paga 2,323,165 lekë
Paga e bashkëshortes 9,000 euro
Konsulencë e bashkëshortes 8,000 euro
Shpenzime shkollës së vajzës 3,000 euro
Shlyerje detyrimi për një apartament 10,000 euro