Deputetët e PD-së, Topit: Propozimet duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë dërguar sot një letër kreut të shtetit Bamir Topi, në të cilën komentojnë dekretet e fundit të Presidentit dhe votimin e tyre në Kuvend.
Në letër theksohet se “dekretet e Presidentit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kushtetutës”, duke ju referuar kandidaturës së Sali
Shehut për postin e KLSH-së. Ndërkohë që deputetët, i kujtojnë ish-kolegut të tyre tashmë President se është hera e parë në historinë e Presidencës që një dekret merr vetëm 1 votë.