Deputetet e PE-se Gjykata e Larte rol per integrimin ne BE
Delegacioni i Parlamentit Evropian i kryesuar nga Eduard Kukan i cili ka mberritur ne Tirane kater dite para marrjes se vendimit per heqjen e vizave nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se me 8 nentor u takua dje edhe me kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj dhe anetare te trupes gjyqesore. Zoti Kukan theksoi se detyra e kryetares se Gjykates se Larte ne nje vend i cili aspiron te behet pjese e BE-se eshte teper e rendesishme dhe mbi te gjitha me nje pergjegjesi te larte per te gjithe kombin shqiptar. Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj gjate fjales se saj falenderoi eurodeputetet per mbeshtetjen qe PE i ka dhene vendit tone ne aspiraten e tij te vazhdueshme per tu bere pjese e familjes se madhe evropiane deshmi e se ciles ishte edhe vendimi i Parlamentit Evropian pro liberalizimit te vizave.