Nano PS nje kazerme e G-99-zuar

Ish-kryeministri i Shqiperise dhe ish-kryetari Partise Socialiste Fatos Nano akuzoi te majten si nje force tashme te kthyer ne kazerme dhe me mungese te theksuar demokracie e cila nuk ka asnje shans ne kete gjendje te fitoje zgjedhjet perballe te djathtes se bashkuar. Ne intervisten e tij per TV klan ne emisionin Opinion Nano u shpreh i sigurt se Partia Socialiste ne kushtet ne te cilat ndodhet sot eshte shume me keq se ajo qe ai ka lene kur dha doreheqjen ne 2005. Per Nanon Partia Socialiste sot po ecen ne menyre kokeforte dhe te dhimbshme drejt vete perjashtimit te saj te plote. Sipas ish kreut te PS-se eshte mjaft e rendesishme qe ne politike te mbizoteroje kompromisi bashkepunimi midis paleve per zgjidhjen e problemeve te ndryshme qe shfaqen ne jeten politike. Gjithashtu Nano u shpreh kunder vijes politike te zgjedhur nga Partia Socialiste dhe kreut te saj duke kundershtuar hapur protestat ndersa tha se ishte i gatshem te ofronte eksperiencen e tij politike per te ulur ne negociata Berishen e Ramen. Nuk munguan batutat e kreut historik te socialisteve qe e quajti kete parti te G-99-zuar per te cilen ai nuk do te votonte pasi ai shpjegoi se nuk voton nje parti te kthyer ne kazerme.
Mungesa juaj ne politike mungesa ne stervitjen e perditshme politike ju ben disi te anashkaluar
Ka dhe vende me te pershtatshme per tu stervitur Blendi. Skenes politike se sotme i mungon njeriu i thjeshte qe njerezit te gjejne zgjidhje per problemet e tyre jetesore. Baballaret e vjeter ne politike jane shume.
Baballaret e konfliktit keni qene edhe ju me ane te konfliktit disa vjecar me Berishen Jeni penduar per kete
Jam rritur me politiken dhe jo vetem per te qene me te por edhe qe gabime te medha te mos kthehen ne ngerce per zhvillim dhe nje ritem me te madh te ecjes se vendit. Jeta ime politike nisi para vitit 90 i diplomuar per ekonomi politike. U detyrova ne jeten politike te marr nje vendim te rendesishem qe te drejtoja partine politike ate te meparshmen Partine Komuniste. Mjaft nga sjelljet e mia intelektuale jane shtyre edhe nga lufta e brendshme per modernizimin e se majtes edhe me ngutjen e se djathtes per tu afirmuar. Karriera dhe fati im politik nuk mund te mos ishte i prirur drejt misionit pajtues drejt kerkeses per ti dhene nepermjet paqtimit qetesine te gjitha gjakrave te politikes. Une ne jeten time politike kam arritur qe te arrije kompromise te medha zgjidhje me palen tjeter sic ishte reforma e tokes.
Si do te kontribuoni kur ne pjesen me te medha te daljes publike keni folur kunder forces qe keni drejtuar. Si do te kontribuoni
Do te ishte humbje e madhe kohe per njerezit qe nuk po gjejne hapesire per te marre pjese ne politike dhe pjesemarrja e vetme e tyre eshte si zgjedhes apo pjesemarres ne mitingje nepermjet trilleve apo telenovelave qe dalin. Une jam i vemendshem ndaj te gjithave zhvillimeve ne vend. Ka trillime te nxjerra nga disa korridore partish per disa te paverteta. Kjo eshte paaftesi politike dhe nje dominim i disa interesave te tjera qe i kerkohen politikes. Une e kam kritikuar partine time dhe kjo eshte pjese e interesave te paqtimit.
Ne 2005 ju humbet zgjedhjet dhe u larguat. Qe nga doreheqja juaj nuk kam pare asnje gjest tjeter te tille. A jeni penduar qe keni dhene doreheqjen
Kjo perben nje nga standardet e politikes se demokracise se zhvilluar. Nuk jam bere pishman qe jam larguar. Une jam perpjekur qe politiken dhe veprimet e mia politike ti ndertoj ne nje moral te shendoshe. E konsideroj largimin tim si nje standard moral por kjo nuk duhet marre si nje largim i perhershem i imi nga jeta politike. Eksperienca politike eshte nje pasuri kombetare qe duhet ruajtur. Neqoftese kjo i sjell dem partise qe une kam drejtuar me nje mori te pafund personalitetesh te se majtes une jam per ti sherbyer jetes se vendit.
Si do ta etiketoni kete sherbim
Mos prisni asgje me te ndryshme se platforma politike qe un kam shpallur. Ne 2007 un kam propozuar nje platforme politike qe do te forconte karakterin bipartiak ne Shqiperi proceset e dialogut.
Kjo platforme eshte nje pakete politike konkrete pra keni nje plan konkret
Kjo do te vazhdoje te jete platforma e ime politike me gjithe eksperiencen per dialog dhe kompromis.
Po thoni qe do te jeni ndermjetes i z. Berisha dhe i z. Rama
Pse jo dhe jo vetem kaq. Un jam ketu per te risjelle te gjitha ato vlerat qe kam ne eksperiencen politike.
A do te jeni ju aktiv ne politike ku ajo eshte disi me e ndryshme apo e re
Nje politike qe i mungojne standardet une nuk mund ti besoj se ne te ka nje politike te re. Nje politike qe i mungojne reformat e medha.
Rikthimi juaj
Mos prisni asgje spektakolare.
A do te krijoni ju nje formacion te ri politik
Kjo eshte nje gje shume e vogel. Partia socialiste sot po ecen ne menyre kokeforte dhe te dhimbshme drejt vete perjashtimit te saj te plote. Ne si vend do te marrim dy vendime kontradiktore 8 nentor liberalizimi i vizave per Shqiperine dhe nje dite me pas nuk do te marrim aprovimin per statusin kandidat ne BE. Rezultati eshte nxjerre SAME GAME. Politika e sotme eshte ndertuar mbi logjiken e eliminimit te kundershtarit dhe rezultati do te jete zero.
Ju nuk do te jeni kreu i nje formacioni te ri politik
Ka shume amulli ne konfliktet e sotme politike saqe cdo ngacmim i kesaj ngjarje do te ishte demprures. Nuk jam per ti bere dem partise qe me ka rritur e me ka ushqyer. Jam per tiu kerkuar te gjitheve te pranojne njeri tjetrin. Ne rast se pjesa me e madhe e politikes do ta refuzojne kete kontribut atehere do te veproj ndryshe sa po flas. Kjo qe po flas eshte per ti kujtuar mendjeve te shkujdesura te arsyetojne.
Pse e qelloni Edi Ramen dhe nuk ja thoni drejtperdrejt keto ne strukturat e ndryshme te PS-se
Kjo qe ju thate nuk e shkeput ciklin e komunikimit kaq te gjate timin me publikun apo tuajin me mua ne Klan ne shume emisione. Un kam respektuar jo vetem zgjedhesit por edhe te respektoj forumet qe javen e pare te transformimit te Partise se Punes ne P.S. mungonin. Asamblete statutet pjesemarrje gjere e militanteve te cilat jane zhbere ne vitet e fundit. PS ka qene deri para pak kohesh partia me e madhe demokratike ndersa sot ajo e ka humbur demokracine. Une nuk mund te flas me autoritete false me nje parti e kthyer ne kazerme. Nje parti qe eshte G 99-zuar.
Por kjo mund te thuhet edhe per partine tuaj ne ate kohe
Hera e pare durohet por jo perdhunimi per here te trete apo te katert. Ne mbreterine e lirise qe perfaqesonte partia Socialiste jane pritur dhe afishuar me dhjetera individualitete apo personalitete qe bejne pasurine e se majtes ne Shqiperi. Ku jane sot Pandeli Majo apo Arben Malaj Rexhep Mejdani apo Kastriot Islami. Ku eshte sot ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi Keta ishin nje numer i madh personalitetesh qe sot kane humbur dhe kane humbur zerin qe sot mungojne ne duelin e madh te bajlozeve.
Por sot ka figura te reja qe jane pjese shume e rendesishme tashme ne PS
Nuk mund te ndahet me thike nje periudhe 15 vjecare me listen e zgjedhjeve te 2009 te humbura. Nuk mund te analizoj edhe ne forumet e sotme rezultante e reformave 20-vjecare te se majtes dhe kontributet e saj ne ndryshimin e klimes dhe proceseve politike ne Shqiperi. Nuk mundet qe keto te deformohen me nje permbajtje qe ka cdo gje tjeter pervec politikes reale dhe mungese se reformave. Keshtu propozimi i mazhorances per ti dhene te drejten e opozites per ta zgjedhur Avokatin e Popullit iu pergjigj ne menyre foshnjore zedhenesja.
Kush mund te jene kompromiset e medha midis mazhorances dhe opozites
Sipas medias apo publikut kur behet fjale per dy udheheqes duhet medoemos duhet te kete pazar midis tyre. Jo le te flasim per kompromis. Ne radhe te pare kemi mungesen e disa institucioneve si Avokati i Popullit qe perben nje problem. Gjithashtu ka nje numer ceshtjesh dhe reformash qe mungojne dhe nuk duken. Eumlshte nevoja per ti dhene vendit nje profil konkurrues ekonomik perballe tregjeve te medha.
Ne qender te publikut eshte beteja e korrupsionit
Nuk eshte me ceshtja e diteve te para ajo e korrupsionit. Nuk presin njerezit qe te dale e verteta nepermjet foltoreve te partive. Akuzat kur nuk behen ne institucione sjellin mungese besueshmerie.
Ka nje deshire apo tentative per ri-kombinim te numrave ne parlament nga ana e opozites per rrezimin e qeverise. Si e komentoni ju kete
Nuk besoj se presin fjalen time per kete. Cdo gje mund te ndodhe perderisa politiken vazhdon ta dominoje konflikti apo informaliteti. Interesa komplet te ndryshme dhe te huaja nga ato qe deklamohen interesa aspak perfaqesuese dhe aspak politike.
Z.Nano keni deklaruar qe nuk votoj PS ne 2009. Sot do te shkoni aty si djali plengprishes i saj qe pritet pavaresisht kundershtive
Nuk mund ta konsideroni baben djale plengprishes. Kam thene qe jeta ime politike nuk kalon vetem nga dera e PS-se. Kam ndjek me dhimbje situaten aktuale politike qe po kalon PS-ja. Nje politikan i pervojes nuk mund te votoje nje parti kazerme nuk mund te votoje nje parti qe mendon se mund te fitoje dhe e vetme perballe se djathtes se bashkuar.
Pse nuk mund te fitoje
Absolutisht jo. Jemi ne kohe per krijimin e nje te majte te madhe ne te kundert do te jete perseri Berisha ne krye. Sali Berisha arriti te bashkoje te pabashkueshmen ai riintegroi ate qe kazani i tij e demonizoi per vite me radhe. Une ndjek me shume shqetesim dyshimin e anetaresise se PS-se tek kryesimi i saj tek vija e saj politike. Nuk mund te arrihet ne rruge rikthimi i se majtes ne pushtet.
Jeni kunder protestave
Natyrisht qe jam kunder tyre.
Ka pale tuajen ne PS-ne
Une kam krijuar pluralitetin e figurave duke leshuar monopolin e pushtetit te PS-se.
Per kete e quani veten babai i PS-se
Babai po sepse me shume baballare nje parti behet jo shume e moralshme.
A jeni penduar per ftesen ndaj Rames ne PS A ju vjen keq qe ju a mori partine
Partia nuk eshte e imja por e socialisteve te cilen e pasuruam me diversitet. Nuk e solla por une pershendeta ardhjen e Z.Rama. Nuk jam penduar e kam lancuar ne politike e kam bere kete gje me dashuri politike po flasim se mos keqkuptohemi.
Do ta benit sot
Do ta beja sic po e bej dhe e kam bere por shoqeruar me gjithe qendrimin tim. Te mbeshtes talentet e reja dhe te perpiqesh ti riintegrosh me shfaqe te kohepaskohshme te maturimit te tyre ne politike. Jane dhjetera produkte te nxjerra nga une dhe jo vetem Rama.
Me cfare po merreni tani
Me gjithcka qe merret nje politikan. Me mire se ne zyren e kryeministrit me mire ne zyren e kryetarit te partise.
Si kostum presidencial duket ky i sotmi
Eumlshte nje kostum qe e kam veshur edhe si kryetar i PS-se. Por duke qene se tashme jetojme me lire dhe kostumi duket si ri.
Ne dasmen tuaj Rama ka qene i pranishem ju nuk ishit i pranishem ne dasmen e tij
Nuk isha i ftuar por e urova publikisht. Rama nuk di as te godase me pambuk do ta kisha shume me te veshtire ndaj tij sikur te me kishte bere nje ftese.
Pyetje te pedagogeve
A keni ndonje keqardhje ne lidhje me mosrealizim e liberalizmit te vizave gjate dy mandateve tuaja si kryeminister
Faleminderit per pyetjen. Kishte nje numer reformash qe u bene dhe qe sollen levizjen e lire te ideve. Natyrisht nuk mund te dilnim tek liberalizimi i vizave pa liberalizimin e mallrave... Ne analize te fundit liberalizimi nuk mund te vinte me shpejt pa u reformuar gjithcka duke perfshire reformat e fundit shume te efektshme qe mori Z. Berisha sidomos dy vitet e fundit.
Keni per opinion per shembjen e piramides
Shqetesimi im per kete ceshtje eshte qe te mos prishet parlamenti si institucion dhe ai te jeten me mire se ne godinen e vjeter.
A do hiqet viza per Fatos Nanon ne PS
Ne duhet te heqim vizat e brendshme ato te komunikimit mes paleve te komunikimit te politikes me publikun.