E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat Kryesia e PS-se Me 12 nentor Asambleja Kombetare

Perplasja e deputeteve te Beratit Ruci ne krye te grupit te punes pas shqetesimeve te ngritura nga z. Brace

Mbledhja e Kryesise se Partise Socialiste e thirrur nga kreu i kesaj partie Edi Rama vendosi per thirrjen e Asamblese Kombetare ne daten 12 nentor. Keshtu tashme eshte vendosur data e mbajtjes se Asamblese Kombetare dhe ne te pritet qe te diskutohen problematika te ndryshme si per situaten aktuale politike ashtu edhe per vete Partine Socialiste ne strukturen e saj te brendshme. Kryesia mori vendim qe ne 12 nentor ora 1200 te therrase Asamblene e PS-se. Ne kete asamble do te diskutohet votimi per liberalizimin e vizave dhe raporti i KE-se gjithashtu do diskutohet per ate se cka ndodhur ne jeten politike te vendit dhe strategjia qe PS do te ndjeke ne vazhdim - tha Mimi Kodheli. Sipas saj mbledhja e Asamblese Kombetare do te jete nje zhvillim pozitiv dhe ne te do te merren vendime te rendesishme. Me mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se do te kemi nje zhvillim tjeter pozitiv ku do te merren vendime te rendesishme lidhur me ate cka ndodh sot ne Shqiperi per gjithe problematiken qe vendi ka gjithe problematiken qe politika e mazhorances ka sjelle per vendin dhe me shpresen qe ne ta ardhmen do te kemi zhvillime te reja absolutisht pozitive qe lidhen me mbarevajtjen e jetes ne vend - u shpreh Kodheli. Ne mbledhjen e kryesise e cila zgjati pak me shume se nje ore u diskutua edhe per situaten politike ne vend dhe qendrimin e opozites ndaj saj. Por ne deklarimin e saj per shtyp pas mbledhjes deputetja Mimi Kodheli nuk dha asnje detaj ne lidhje me qendrimin e PS-se dhe mundesine e rifillimit te protestave per te cilat kryesocialisti Rama tha se do te rifillojne shume shpejt dhe do te sillnin sipas tij zgjedhje te parakohshme. Por burimet nga kjo parti bene te ditur se teme e diskutimeve ne kete mbledhje kane qene protestat dhe gjithashtu edhe kalendari i qyteteve dhe deputeteve qe do te jene te ngarkuar me organizimin e protestave. Gjithashtu pjese e diskutimit te kesaj mbledhjeje kryesie kane qene edhe strukturat e Partise Socialiste ne Berat. Keshtu mesohet se eshte diskutuar per disa problematika qe ka ky qark te cilat jane percjelle ne mbledhje nga deputeti Erion Brace. Funksionimi i strukturave te Beratit eshte teper shqetesues. Problematiken e tyre e percolli deputeti Erion Brace - tha Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›