Takimi i dyte i KSA-se Zgjatja e ngercit demton integrimin
Ne Tirane nisi takimi i dyte i Komitetit te Stabilizim-Asocimit. Ne kete takim merr pjese edhe delegacioni i PE-se i kryesuar nga Eduard Kukan i cili kritikoi klasen politike shqiptare per zgjatjen e ngercit institucional. Ai njoftoi se kjo situate do te permendet ne raportin e KE-se. Kriza zgjati shume dhe ne nuk dime si tju ndihmojme - u shpreh zyrtari i larte i delegacionit evropian. Delegacioni qe kryesohet nga eurodeputeti Eduard Kukan gjate takimit me ministren e Integrimit Majlinda Bregu vuri ne dukje Komisioni Evropian eshte i shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi per shkak se Parlamenti nuk po funksionon. Ne takim ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se mazhoranca eshte e gatshme ti ofroje opozites cdo kompromis por pa shkelur Kushtetuten e vendit. Bregu tha se raporti i KE-se dhe rekomandimet e institucioneve evropiane do te sherbejne si nje plan pune per qeverine e Shqiperise.