Deputetët e PS: Nuk e lejojmë më Berishën të shkaktojë katastrofa

Tetë
deputetë të PS, në lagjet e përmbytura të Shkodrës: Përvoja e deritanishme, ku
Sali Berisha pasi i krijon krizat nuk di as ti menaxhojë ato, është mjaft e
qartë. Ne nuk duam dhe sdo të lejojmë që të përsëritet përvoja e katastrofave
të tjera të krijuara nga kjo qeveri
Shkodër, 14 Janar NOA - Deputetë të qarkut të
Tiranës, Kukësit, Gjirokastrës dhe të Shkodrës u gjendën në zonat e përmbytura
ku denoncuan se përvoja e deritanishme, ku Sali Berisha pasi i krijon krizat
nuk di as ti menaxhojë ato, është mjaft e qartë dhe paralajmëruan se ne nuk
duam dhe sdo të lejojmë që të përsëritet përvoja e katastrofave të tjera të
krijuara nga kjo qeveri.
Në kontakt me banorët atje deputetët e PS janë
shprehur se do jenë çdo ditë aty derisa të marrë fund kjo katastrofë humanitare
e cila nuk u shkaktua nga zoti siç justifikohet qeveria, por nga vetë ata që
qeverisin.
Deputetët kanë qenë në lagjet periferike të
qytetit të Shkodrës, në Salo Halili dhe në Livadhe, në të cilat ende vazhdojnë
të jetojnë njerëz, edhe pse për të shkuar në shkollë fëmijët u dëshmojnë
deputetëve që përdorin lundrat.
Bisedat me banorë të këtyre lagjeve kanë qenë
të shumta. Një prej tyre këmbëngul në keqqeverisje dhe do të dijë çdo bëhet me
jetën e tij, kërkon një zgjidhje, një përgjigje: Problemi më i madh i këtij
populli dhe i kësaj zone është; A mund të jetojnë apo nuk mund të jetojnë në këtë
tokë?! Në këtë vend është drejtuar keq. Kjo është drejtuar keq për ne, dhe për
të gjithë. E kur drejtohet keq, keq shkon puna për të gjithë.
***
Deputetët, Arta Dade, Mimi Kodheli, Asllan
Dogjani, Qemal Minxhozi, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Astrit Beci e Ilir Beqaj
kanë garantuar këta banorë se PS nuk do të heshtë për këtë krizë humanitare të
shkaktuar nga keqqeverisja dhe se do të jenë gjithmonë në krah të shkodranëve.
Në prononcimin për mediat dhënë në zyrën e
Shtabit të Ndihmës ngritur nga PS, deputetja e qarkut Gjirokastër Arta Dade
tha: Vazhdojmë të konstatojmë se ka jo vetëm mungesë papërgjegjshmërie, por
gjithashtu ka një konfuzion total dhe një çorganizim edhe në ato struktura
shtetërore që merren me asistencën e njerëzve dhe familjeve të dëmtuara.
Ne jemi këtu, - tha Dade, - për të garantuar
të gjithë banorët dhe familjet e dëmtuara, sepse PS do të vazhdoj të ngulmoj që
asistenca financiare të nisë urgjentisht dhe pavarësisht se ku i bën Sali
Berisha mbledhjet e qeverisë në Shkodër apo Tiranë.
Në vijim në emër të PS, Dade tha se ne duam të
japim një mesazh të fuqishëm, jo vetëm banorëve të Shkodrës, por të gjithë
Shqipërisë, se Partia Socialiste do të qëndroj në krahë të të dëmtuarve dhe do
të vazhdoj luftën e saj politike që qeveria të dëmshpërblejë deri në kacidhen e
fundit gjithë ata që janë dëmtuar, ndërsa menjëherë të nisë asistencën
financiare për ta.
Kurse referuar punës së qeverisë, ish-ministrja
e Jashtme në qeverinë Nano, komentoi: Është shumë pak të thuash që ministrat
janë instaluar në Shkodër, është shumë pak të thuash se po punohet, është shumë
pak të thuash se po merr shënime dhe do i dëmshpërblesh më vonë. Problemi është
se duhet vepruar.
r.d/e.r/NOA