E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inspekton punën për realizimin e projektit për thellimin e lumit të Bunës

Realizimi
i kësaj vepre do të mundësojë në radhë të parë mbrojtjen e qytetit të
Shkodrës, duke bërë një evakuim më të fuqishëm të ujërave të Bunës, por nga ana
tjetër, do të krijojë edhe mundësinë e një prej udhëtimeve turistike më të
bukura, nga brigjet e Malit të Zi, Ulqinit, Tivarit, Budva e më tutje

Shkodër, 14 Janar NOA - Kryeministri Sali Berisha,
i cili vizitoi Shkodrën, u ndal pasditen e së Mërkurës në derdhje të Bunës ku
u takua me inxhinierët dhe stafin teknik të anijes, të cilët po realizojnë
projektin e thellimit të lumit të Bunës dhe shndërrimin e tij në një lumë të
lundrueshëm.

Duke i përgëzuar për punën e nisur, Kryeministri
u shpreh se, ndonëse në kushte emergjence, ata u bënë pionierë te njërit prej
projekteve më mahnitëse dhe më të bukura të këtij vendi, që është thellimi dhe
shndërrimi i Bunës në një lum të lundrueshëm.

Ky është një projekt për të cilin ne kemi
rënë dakord me Malin e Zi. Sigurisht që ky thellim po bëhet me emergjencë, por
ne me shpejtësi do ta hartojmë një projekt përfundimtar, të shndërrimit të saj
në një lum siç ka qenë shekuj më parë, i lundrueshëm, - tha shefi i qeverisë.

Më tej, Kryeministri u shpreh se realizimi i
kësaj vepre do të mundësojë në radhë të parë mbrojtjen e qytetit të
Shkodrës, duke bërë një evakuim më të fuqishëm të ujërave të Bunës, por nga ana
tjetër, do të krijojë edhe mundësinë e një prej udhëtimeve turistike më të
bukura, nga brigjet e Malit të Zi, Ulqinit, Tivarit, Budva e më tutje.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›