Trojka e ambasadorëve inspekton sot zonat e përmbytura me presidentin Topi

Tiranë, 14 janar, NOA - Presidenti i
Republikës, Bamir Topi së bashku me Trojkën e ambasadorëve të përfaqësive më të larta në
Tiranë do të ndërmarrë sot një inspektim në zonat e përmbytura në veri të
vendit.
Fjala është për ambasadorin amerikan, John
Uithers; ambasadorin e Komisionit Evropian, Helmut Lohan dhe ambasadorin e
Spanjës në vendin tonë, të cilët do të shohin nga afër situatën e rëndëuar në
qarkun e Shkodrës.
Ndërsa gjatë gjithë këtyre ditëve të situatës
emergjente prej krerëve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë nuk ka
patur prononcime, sot pritet që ata të shprehen për atë që mendojnë në të vërtetë
rreth saj.
Nga ana e tij, kreu i shtetit ka qenë edhe
para pak ditësh për një inspektim në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës,
ku ka bërë thirrje për më shumë solidarizim dhe mospërdorim të kësaj fatkeqësie
për kapital politik.
n.e/NOA