Deputetët e PS në Dajç: Shteti larg banorëve të bllokuar
Të gjithë deputetët e këtij qarku kanë shkuar në të gjitha komunat e përmbytura. Niveli i ujit në këto zona vazhdon të rritet. Në një prononcim për mediat deputeti i Shkodrës Ilir Beqja i gjendur në komunën Dajç akuzoi qeverinë për mos angazhim për të përballuar këtë situatë. “Në kthesën e Dajçit në orën 9 të mëngjesit, vihet re se shteti shqiptar ka mbaruar. Nuk ka as polici, as ushtri dhe asnjë shenjë të ekzistencës së shtetit. Kanë mbetur njerëz të bllokuar për të cilët nuk ka asnjë informacion se çdo të ndodhë me jetën e tyre”, tha deputeti Ilir Beqja.