Beogradi plan për ndarjen e Sanxhakut
Komuniteti Islam në Serbi ka nxjerrë një deklaratë kundër diskriminimit të të drejtave të njeriut dhe atyre fetare nga qeveria e Beogradit.
Ndërkohë, qeveria ka theksuar se nuk është i nevojshëm politizimi i kësaj çështje, ndërsa kryeministri Mirko Cvetkoviç ka paralajmëruar vizitën e tij në Sanxhak, për të sqaruar mospajtimet me komunitetin mysliman të këtij rajoni.
Komuniteti mysliman ka kërkuar ndërprerjen e planeve për ndarjen dhe dëmtimin e vazhdueshëm të këtij rajoni. Sanxhaku është i ndarë gjeografikisht midis Serbisë dhe Malit të Zi, ku në territorin serb bëjnë pjesë gjashtë komuna. /ina/