E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet shkaktojnë përmbytje edhe në Bosnje-Hercegovinë

Mediat boshnjake raportojnë për përmbytje edhe në zonën e Sarajevës. Siç bëhet e ditur, banorët e lagjes Osijek janë në izolim të plotë, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në komunën Çapljina në Hercegovinë.

Gjendje alarmante është regjistruar edhe në parkun nacional “Hutovo”, ku niveli i ujit ka arritur në 472 centimetra. Presidenca e Bosnje-Hercegovinës ka urdhëruar që forcat e sigurisë së vendit të jenë në gjendje gatishmërie dhe të ndërhyjnë në rajonet më të përmbytura.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›