Deputetet e PS, proteste ne Rubik per varferine
Protestat e Partise Socialiste vijuan dje ne qytetin e Rubikut. Ne kete proteste ishin te pranishem deputetet Gjovalin Kadeli, Gjok Jaku dhe Armando Prenga. Ne fjalen e mbajtur gjate tubimit, deputeti Kadeli tha se jane te gjithe se bashku ne kete proteste, ne vazhden e protestave qe PS po mbeshtet ne gjithe Shqiperine, ne kuadrin e nje nevoje per ndryshim te madh, te kesaj qeverisje te korruptuar, qeverisje e cila nuk ka si te ndodh ndryshe kur ka dal nga votat e manipuluara te 28 qershorit. Ai u tha te pranishmeve se jane deshmitare se PD ka ardhur ne pushtet pervec votave te vjedhura, me slogane mashtrimi, mashtrime te cilat askush me mire se ata nuk i di. "E ketu ne Rubik, premtoi se do te heq te gjitha listat nga dyqanet, kur ato lista sot jane shtuar dyfish. Thane qe do te hapin 150 mije vende pune. A mund te me thoni a ka hapur ndonjehere 15 vende pune PD? Te gjitha keto ne nuk i leme dot, e nuk do te heshtim", u shpreh Kadeli. Ai tha se "jane aty se bashku me ta, do te jene ne parlament e kudo te munden dhe do te thone fjalen e tyre pa ndrojtje, pa u stepur, ne menyre qe ne 30 prill se bashku ne Tirane do t'i tregojne dhe njehere Berishes se jane shume me te forte se ata".