E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banore e minatore ne proteste, kerkojne largimin e firmave

Bulqize- Pezullimi i pese firmave te shfrytezimit te galerive ne sektorin D te minieres se Bulqizes, ka sjelle edhe reagimin e banoreve te qytetit dhe nje pjese te minatoreve. Ne protesten e djeshme, grupi i banoreve denoncoi menyren se si shfrytezohen galerite dhe minatoret, duke perfituar miliona euro. Madje protestuesit pretenduan se minierat i takojne qytetareve dhe i duhet dhene mundesia vete banoreve, qe te punojne dhe sigurojne jetesen aty, jo te shfrytezohen nga firma te parregullta e te pandershme. Protesta e banoreve u deklarua se do te vijoje deri ne largimin e firmave qe shfrytezojne kete zone. Minierat e Bulqizes kane sasi te medha mineral kromi stok dhe ne nentoke qe grumbullohet nga firma private te licencuara ose jo nga autoritetet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›