E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Rama, s'pengon dot integrimin

Partia Republikane kritikoi dje ashper Kongresin e Partise Socialiste, se tregoi qarte qe drejtuesit e kesaj partie jane ne konfuzion total te ideve dhe veprimtarive politike. Sekretari i Pergjithshem i PR-se, Arjan Madhi, akuzoi se Edi Rama ne Kongresin socialist, rendi sa nga e majta ne te djathte, ne mungese te nje platforme apo tezash politike, ai nuk tha asgje konkrete ne kete Kongres pervec se fjaleve dogmatike. "Ne e sigurojme Edi Ramen dhe pasuesit e tij se, nese ata jane te afte te marrin vendime per te ndrydhur demokracine e brendshme te partise se tyre, nuk do te kene asnje shans te pengojne rrugen e shumices se shqiptareve drejt progresit dhe integrimit te tyre ne familjen e madhe evropiane. Ne jemi me shume se Kongresi i PS, ne jemi me shume se anetaresia e PS, ne jemi me shumicen e shqiptareve dhe jemi te vendosur te mbrojme dhe realizojme endrren e tyre",-tha Madhi. Sipas tij, kreu socialist e mblodhi Kongresin e PS, vetem per qellimin e vetem t'u tregoje anetareve te partise se tij dhe paturpesisht dhe opinionit shoqeror, se ai ka akoma mbeshtetes ne Partine Socialiste te cilet i japin atij mundesi per te kontrolluar orientimin dhe veprimin politik te partise se tij. "Ne Kongresin e ndrydhjes se demokracise se brendshme, ne Kongresin e frymezimit te protestave perkundrejt progresit qe ka arritur vendi yne, Edi Rama me bekimin e Kongresit, realizoi misionin per te cilin ai thirri dhe kete Kongres, per te percaktuar se kush ishin armiqte brenda partise se tij, duke i cilesuar ata si cinike dhe te pavlere", vijoi akuzat republikani. Sipas ish-deputetit te PR-se, Madhi, Rama ne menyre te paskrupullt dhe teatrale, vendosi veten ne rolin e plebeut te varfer per te treguar se si ai, njeh dhe i dhemb shpirti per hallet e njerezve. Nga ana tjeter, sipas Madhit, Rama ne Kongres kerkoi qe te vendose qeverine nen akuze per mos qeverisje te drejte dhe pa fryme vizionare integruese. "Per kujtese te zotit Rama dhe gjithe atyre qe kane mendimet e tij, ne u themi se kjo qeveri brenda nje mandati arriti te marre ftesen dhe te anetaresoje Shqiperine ne NATO, gje te cilen Edi Rama dhe njerezit e tij, nuk e kishin besuar ndonjehere se do te ndodhte. Po ashtu, jo me larg se pese dite me pare, Brukseli nepermjet te gjithe autoriteteve drejtuese te tij e dha qarte mesazhin per popullin shqiptar, qeverine dhe Edi Ramen", theksoi ai. Sipas republikanit, kreu i opozites duhet te beje minimalisht dy gjera per te kontribuar ne procesin e liberalizimit te vizave. Se pari te ndaloje "sekseret" e partise se tij, te cilet shkojne dhe nxijne Shqiperine neper kancelarite evropiane, me qellim qe te mos liberalizohen vizat per shqiptaret dhe po ashtu te hyje ne Kuvend per te kontribuar ne hartimin e ligjeve dhe reformave, ne menyre qe Shqiperia te behet sa me pare vend i Bashkimit Evropian. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›